Text size
Dokumentacioni i nevojshëm për pike lidhje me rrjetin e UKT-sh.a për objekte shumëkatëshe:
- Formulari i kërkesës për pikë furnizimi me ujë dhe pikë shkarkimi të ujërave të ndotura (në rastet kur UKT sh.a e ofron këtë shërbim), ku të jetë e përcaktuar emri i subjektit ndërtues, NIPT, adresa e selisë dhe adresa e objektit që do të furnizohet dhe sasia e ujit që kërkohet në m3/muaj ose litër/sek.
- Dokument Identiteti (kopje e kartës së identitetit ose e pasaportës të administratorit të subjektit ndërtues).
- Leja e Ndërtimit dhe Planvendosja e objektit të shkallës 1:500 (fotokopje), në rastet kur jepet leja nga Komunat të shoqërohet me planvendosjen e objektit të marrë nga Google.
- Leja për shesh ndërtimi dhe formulari tip A 3/1 me azhornimet fillestare të rrjetit inxhinierik.
- Akt-Kontroll spostimi i rrjetit inxhinierik (nëse ka).
- Formulari Nr.4 (katër fletë) shoqëruar me kontratat e ujit për objektet e shembura.
- Planimetria e objektit me kuotat e sistemimit të dherave.
- Planimetria e katit përdhe me pikën e shkarkimit dhe pikën e furnizimit me ujë të objektit.
- Dokument pronësie ose kontrate shitblerje apo vërtetim i aplikimit në lidhje me legalizimin e objektit.
Dokumentacioni i nevojshëm për objekte deri në tre kate që nuk kanë pikë lidhje me rrjetin e ujësjellës dhe kanalizime si dhe lidhjen e kontratës, është si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim ose Formulari Tip i aplikimit për pikë lidhje dhe lidhje kontrate, ku të jetë e përcaktuar sasia që kërkon të furnizohet , m3/muaj ose lek/sek.
- Dokument identiteti (Fotokopje e kartës së identitetit, kopje pasaporte) dhe certifikatë familjare.
- Dokument pronësie, Vërtetim Hipotekor ose Akt-Shitblerje. Në rast se nuk disponohet asnjë dokument pronësie të dorëzohet detyrimisht kopje e formularit të aplikimit pranë ALUIZNI-t ose Vërtetim Banimi dhe Deklarata Tip sipas formatit bashkëlidhur.
- Planimetria e vendosjes së objektit ose foto e objektit.
- Projekti Hidraulik i sistemit të brendshëm të furnizimit me ujë, i cili realizohet nga persona ose subjekte të licencuar.
- Deklarata personale (shtojca 2).
- Mandat pagese për tarifën e pikës së lidhjes dhe lidhjen e kontratës.
- Subjektet ndërtues, të cilët kërkojnë të lidhin kontrata për objekte banimi shumëkatëshe (mbi tre kate) duhet të paraqesin kërkesë për pikë lidhje në rrjetin FUP pranë Departamentit Teknik/Drejtoria e Përgjithshme e UKT sh.a.
Dokumentacioni i nevojshëm për pikë lidhje me rrjetin e FUP të UKT në fazën ndërtimore të objekteve shumëkatëshe, si dhe/ose hapjes së kontratës provizore( për fazën e kantierit), është si më poshtë:
- Formulari i kërkesës për pikë furnizimi me ujë dhe pikë shkarkimi të ujërave të ndotura (në rastet kur UKT sh.a e ofron këtë shërbim), ku të jetë e percaktuar emri i subjektit ndërtues, NIPT, adresa e selisë dhe adresa e objektit që do të furnizohet dhe sasia e ujit që kërkohet në m3/muaj ose litër/sek.
- Dokument identiteti (kopje e kartës së identitetit ose e pasaportës të administratorit të subjektit ndërtues).
- Leja e Ndërtimit dhe Planvendosja e objektit në shkallë 1:500 (fotokopje),/ planvendosja e objektit të marrë nga Google .
- Leja për shesh ndërtimi dhe formulari tip A 3/1 me azhornimet fillestare të rrjetit inxhinierik.
- Akt-Kontroll spostimi i rrjetit inxhinierik.
- Formulari Nr.4 (katër fletë) shoqëruar me kontratat e ujit për objektet e shembura (në rast se në këtë shesh ka patur objekte).
- Planimetria e objektit me kuotat e sistemimit të dherave.
- Planimetria e katit përdhe me pikën e shkarkimit dhe pikën e furnizimit me ujë të objektit.
- Dokument pronësie ose kontratë shitblerje apo vërtetim i aplikimit në lidhje me legalizimin e objektit.
- Listën emërore (emër/atësi/mbiemër) me të dhëna të sakta për adresatin e objektit, nr.apartamenti, kati, sipërfaqe, destinacion (familjar/privat).
- Dokument pronësie ose kontratë shit-blerje ose kontratë sipërmarrje me subjektin ndërtues (kontrata të nënshkruara në prani të noterit), bashkëlidhur dokumenti i identifikimit për çdo abonent (banor).
- Mandat pagesë për tarifën e pikës së lidhjes, për lidhjen e kontratës dhe/ose të ujëmatësave dhe verifikimit të tyre fillestar kur furnizohen dhe vendosen nga UKT-ja.