Misioni i Bashkisë Tiranë është sigurimi i një qeverisje të drejtë, efikase me qytetarët duke njohur dhe respektuar ekzistencën e identiteteve dhe vlerave të ndryshme të komunitetit, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të tyre, duke mbështetur dhe siguruar mirëqënie dhe duke garantuar standarde bashkëkohore në ofrimin e shërbimeve, mjedis të shëndetshëm, vlera të larta të bashkëjetesës komunitare dhe një ndjenjë të pronësisë/zotërimit mes banorëve mbi të mirat publike.
Për të përmbushur këtë mision Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik dhe Burimeve Njerëzore, ka hartuar Planin Strategjik të Bashkisë Tiranë për vitin 2021 (PSBT), një dokument që përmban prioritetet dhe objektivat e institucionit, të detajuara dhe grupuara sipas 11 Drejtorive të Përgjithshme. Për çdo drejtori të përgjithshme janë përcaktuar objektivat dhe projektet apo aktivitetet që do të zhvillohen nga strukturat e të gjithë aparatit të BT-së. Bazuar tek funksionet që ka çdo drejtori janë përcaktuar njësitë përgjëgjëse dhe njësitë mbështetëse për realizimin e këtij plani.
PSBT 2021 përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet të cilat duhet të ndërmerren për t’i arritur objektivat dhe prioritetet strategjike. PSBT është përpiluar në bazë të: (I) Funksioneve, kompetencave dhe detyrave të përcaktuara nga kuadri ligjor dhe rregullorja e BT-së, (II) Prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara nga Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Bashkisë Tiranë 2018 – 2022, (III) Platformës socio-ekonomike të Kryetarit të Bashkisë, (IV) Buxhetit të miratuar në Këshill Bashkiak viti 2020 dhe (V) Planeve vjetore të strukturave të BT-së.
Dokumenti |
Shkarko |
PLANI STRATEGJIK BASHKIA TIRANË - VITI 2021 |