Shkolla “Ahmet Gashi” në kryeqytet ka hapur dyert si qendër komunitare, për të shërbyer si mjedis për aktivitete të ndryshme sportive gjatë orëve të pasdites ose në fundjavë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se të rinjtë e Laprakës mund të stërviten në mjedise më të mira, duke shfrytëzuar terrenet sportive të shkollave.
Bashkia e Tiranës po zbaton me suksesin projektin “Shkolla Qendër Komunitare” me shfrytëzimin e mjediseve sportive të shkollave 9-Vjeçare dhe të Mesme të qytetit të Tiranës nga Federatat Sportive/Shoqatat sportive/Klubet sportive, për edukimin dhe masivizimin e sportit në Tiranë pas programit mësimor dhe në ditët e pushimit.