Cirku Kombëtar

Text size
Momenti që shënoi lindjen e Cirkut Shqiptar, është nëntori i vitit 1959 me realizimin e një shfaqje të plotë cirku, që u titullua ‘‘Shkopi Magjik’’. Por fillesat e cirkut në vendin tonë u shfaqën gjatë viteve 1932-’35, kryesisht në fushën e iluzionit dhe të ekuilibrit mbi tel.
Arti i cirkut në vendin tonë është i pëlqyeshëm nga të gjitha moshat. Nuk ka një skenë, stadium apo shesh në Shqipëri ku artistët akrobatë nuk kanë luajtur dhe nuk kanë shfaqur aftësitë e tyre të rralla artistike. Ata gjithmonë janë duartrokitur fuqishëm nga shikuesit.
Vendndodhja e Cirkut Kombëtar është në qendër të Tiranës, prapa Teatrit Metropol.
Rruga Ded Gjon Luli
+355 4 225 6290
0696252225