DREJTORIA E PËRGJITHSHME E PLANIFIKIMIT STRATEGJIK DHE BURIMEVE NJERËZORE
DREJTORIA E PLANIFIKIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE REKRUTIMIT DHE PROCEDURAVE
Lënda: Hapja e aplikimeve për ekspertë, anëtarë të Komiteteve të Pranimit
Bashkia Tiranë, Drejtoria e Planifikimit të Burimeve Njerëzore Rekrutimit dhe Procedurave, në cilësinë e njësisë përgjegjëse për organizimin e procedurave të konkurrimit për plotësimin e vendeve vakante në institucionit, krijon Komitetet e Pranimit, të cilat kryejnë vlerësimin e kandidatëve pjesëmarrës në këto procedura.
Sa më sipër, në zbatim të pikës 5, të Kreut III, të Vendimit nr.243, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, si dhe pikës 10, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18.3.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Drejtoria e Planifikimit të Burimeve Njerëzore Rekrutimit dhe Procedurave,
NJOFTON
Hapjen e aplikimeve për anëtarët e komiteteve, ekspertë në fushat:
- Shkenca Juridike
- Shkenca Ekonomike
- Auditim
- Shkenca të Bujqesisë dhe Mjedisit
- Shkenca të Natyrës
- Hartim ose menaxhim i projekteve
- Planifikim strategjik
- Shkenca Inxhinierike
- Shkenca Informatike
Detyrat
Në kuadër të angazhimit në përbërje të Komiteteve të Pranimit, eksperti duhet:
1. Të japë kontributin e tij në përgatitjen e pyetjeve për testimin e fushës së njohurive, të aftësive dhe të cilësive të kërkuara për pozicionin/pozicionet vakant/e;
2. Të propozojë pyetje në kuadër të intervistës së strukturuar me gojë;
3. Të marrë pjesë në procesin e vlerësimit duke qënë objektiv, i paanshëm dhe profesional;
4. Të marrë pjesë në shqyrtimin e ankesave të paraqitura nga kandidatët;
Kriteret e kërkuara
Aplikantët duhet të plotësojnë një nga kriteret e mëposhtme:
1. Të jenë aktualisht prej jo më pak se 5 vitesh në detyrën e pedagogut (të brendshëm ose të jashtëm) në një nga universitetet publike/private apo institucione të tjera të arsimit të lartë.
2. Të kenë të paktën 5 vjet përvojë si ekspertë të licensuar të fushave të sipërpërmendura ose ekspertë që vijnë nga profesionet e rregulluara;
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit
Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. CV
2. Fotokopje të diplomës;
3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
3. Vertetim nga universitetet publike / private apo institucione të tjera të arsimit të lartë.
4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
5. Për ekspertët e licensuar, Fotokopje e Licensës profesionale.
Dokumentacioni i mësipërm duhet të dërgohet në rrugë postare në adresën: Drejtoria e Planifikimit të Burimeve Njerëzore Rekrutimit dhe Procedurave, Bashkia Tiranë, Shëtitorja “Dëshmorët e Kombit” nr.2, Tiranë, kodi postar 1001 Shqipëri, ose drejtpërdrejt në Sportelet e Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve me Qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës brenda datës 24.05.2019.
Të tjera
Shpërblimi për angazhimin në këtë veprimtari, rregullohet sipas Vendimeve të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, dhe nr.242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”.
Përzgjedhja dhe komunikimi me aplikantët
Seleksionimi i kandidaturave do të kryhet nga Drejtoria e Planifikimit të Burimeve Njerëzore Rekrutimit dhe Procedurave. Vetëm kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen.