Njësia Administrative Nr. 8-të është e përfshirë në administrimin e Bashkisë Tiranë. Kjo Njësi ndodhet 110 m mbi nivelin e detit dhe zë një pjesë të kosiderueshme të Tiranës së vjetër. Shtrirja e saj është nga qëndra deri në periferi me kufirin si më poshtë:
Njësia Administrative Nr. 8-të është e përfshirë në administrimin e Bashkisë Tiranë. Kjo Njësi ndodhet 110 m mbi nivelin e detit dhe zë një pjesë të kosiderueshme të Tiranës së vjetër. Shtrirja e saj është nga qëndra deri në periferi me kufirin si më poshtë:
- Veri me lumin e Tiranës
- Jug me Rr.”Qemal Stafa”
- Lindje me Rr.”5 Maji”dhe unazën (Rr.”Bardhyl” dhe Rr.”Gogo Nushi”)
- Perëndim me Rr. “Siri Kodra” dhe Rr. e ”Dibrës”
Sipërfaqja e territorit të kësaj njësie është 1.75 km². Popullsia e rregjistruar deri në muajin Janar të 2018 është 41421 banorë dhe 14751 familje.
Si një nga njësitë që shtrihet në pjesën më të madhe në Tiranën autoktone është e populluar nga fiset më të vjetra të Tiranës të cilët kanë dhënë kontributin e tyre shekullorë në zhvillimin ekonomik e kulturorë të Njësisë dhe Tiranës në përgjithësi, ku mund të përmëndim midis të tjerave familjet: Karapici, Tafaj, Luga, Mara, Maçi, Begaj, Vorpsi, Fagu, Ndroqi, Sallaku, Rada. Alimehmeti, Balluku, Qosja, Bardhoshi, Karaj, Saraçi, Tabaku, Myderizi, Preza, Vaqarri, Alla, Kallushi, Beshiri, Hallulli, Kashari, Gjashta, Qordja, Kusi, Katroshi, Qefalia, Mneri, Herri, Toska, etj.
Në territorin e kësaj njësie, mirëkuptimi, bashkëjetesa dhe toleranca fetare tregohet edhe nëpërmjet kulteve fetare të ngritura në këtë Njësi. Mund të përmëndim Kishën Katolike në Rr. ''Ali Pashë Gucia'', Xhaminë e Bërxollit, Xhaminë e Zajmit, Istitucionin e vetëm teologjik Medresja “Haxhi Mahmut Dashi” e para në Shqipëri.
- Tregu i madh ushqimor dhe frutaperime në Ish Uzinën” Dinamo”
- Qëndra industriale në bllokun e magazinave të ish N.T.I