Liri Qoshi është Administratore e Njësisë Administrative nr.4, Tiranë. Ka lindur në Librazhd më 23 Mars 1974. Pas përfundimit të gjimnazit në shkollën “Ibrahim Muça”, ndoqi studimet në universitetin “Aleksandër Xhuvani” ku u diplomua për “Mësuesi”. Më pas vazhdoi shkollën 2-vjecare pas-universitare për Bibliotekonomi. Eksperincën më të madhe të punës e ka në fushën e arsimit prej 15 vitesh, por jo vetëm…
Gjatë viteve 2005-2008 ka punuar si Administratore në Bibliotekën e Qytetit “Studenti”, eksperiencë kjo shumë interesante, jo vetëm në administrim, por edhe në edukimin e brezit të ri ( studentëve), me frymën e leximit të librit; si porta ku hapen horizontet e jetës.
Në peridhën 2013-2015 ka punuar në Ministrinë e Arsimit (IZhA), në Drejtorinë e Zhvillimit të Politikave Arsimore, ku përveç detyrës së hartimit të politikave arsimore, u angazhua në hartimin e kurrikulës së re, e cila synon që të zhvillojë të mësuarin nëpërmjet kompetencave kyçe evropiane; si edhe u bë pjesë e grupit të trajnerëve që u morën me trajnimet e mësuesve për kurrikulën e re.
Gjithashtu ka marrë pjesë në Seminaret Mbarëkombëtarë të Mësimit Plotësues të Gjuhës shqipe në Diasporë, ku edhe ka referuar në lidhje me përcjelljen e përvojave dhe trajnimin e mësuesve, të cilët japin mësim plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë.
Në gusht të 2015 fillon si Administratore e Njësisë nr.4, Bashkia Tiranë.