Adriatik Merko është Administrator i Njësisë Administrative nr.6 Kombinat- Bashkia Tiranë. Ai Lindi në qytetin e Tepelenës më 10.03.1973. Në vitet 1987 -1991 ka kryer studimet e mesme në Akademinë “SKENDERBEJ’ Tiranë. Në vitet 1991 -1994 ka kryer studimet e larta në Akademinë e Forcave Tokësore “SKENDERBEJ’ .
Në vitet 2006 – 2009 ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë në degën Financë.
Ka kryer masterin Profesional në periudhën Nentor 2012-shkurt 2014. në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Fakulteti Juridik në Durrës, për Administrim Publik.
Në vitet 2006 – 2013 ka punuar në sektorin privat dhe në vitet 2013-2015 si specialist në ZRPP Tiranë.
Zotëron dy gjuhë të huaja, gjuhën angleze dhe greke.
Gjëndja civile e tij është i martuar dhe ka dy fëmijë.