Text size
Emri i shërbimit
Miratim projekti për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin për miratim leje ndërtimi
Cili është qëllimi i shërbimit?
Ofrimi i shërbimit të miratimit të projektit për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin për miratim leje ndërtimi për objekte
Çfarë dokumentesh duhen për aplikim?
Lloji | Dokumenti lëshohet nga: | Dorëzohet në sportel nga aplikanti? | |
Kartë identiteti | Ministria e Brendshme | Po | |
Kërkesë nga subjekti | Subjekti | Po | |
Projekti dhe Relacioni i Mbrojtjes Nga Zjarri dhe Shpëtimin (firmosur dhe vulosur nga projektuesi, në tre kopje origjinale, dy kopje janë të pakthyeshme dhe një kopje i kthehet të interesuarit e kundra firmosur dhe e vulosur nga Drejtori i M.Z.SH.-së), bashkëngjitur Leja e Ekspertit Zjarrfikës Privat lëshuar nga Drejtori I M.Z.SH.-së në Ministrinë e Punëve të Brendshme | Inxhinierë të mbrojtjes nga zjarri/Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin | Po | |
Projekti arkitektonik i objektit, (në dy fotokopje të pakthyeshme), bashkëngjitur Liçenca e projektuesit në dy kopje ku njëra të jetë e noterizuar | Arkitekt i licensuar | Po | |
Preventivi i punimeve (vlera e objektit) (në dy kopje të pakthyeshme firmosur dhe vulosur nga preventivuesi origjinale), bashkëngjitur Liçenca e Preventivuesit në dy fotokopje ku njëra të jetë e noterizuar. | Inxhinier ndërtimi /Ekonomist ndërtimi/Noter | Po |
Sa është tarifa për marrjen e shërbimit?
Tarifa bazë |
5. 000 lekë |
Tarifa shtesë |
Nuk ka |
Tarifa Online |
Nuk ka |
Mënyra e pagesës |
Në një bankë të nivelit të dytë. Kujdes! Një kopje e mandat pagesës origjinale dorëzohet në sportelet fizike për të tërhequr certifikatën |
Sa kohë nevojiten për të marrë shërbimin?
7 ditë kalendarike