Aplikacioni Tirana Ime e vendos kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën, në hartën e qyteteve inovatore duke ofruar një mënyrë inteligjente për rezidentët, bizneset dhe vizitorët për të zbuluar pikat e interesit, eventet, parqet dhe sheshet rekreative, pamje reale të trafiku në akset kryesore në qytet, parkimet dhe pagesat direkt me sms, korsitë e biçikletave, hartën e mbjelljeve si dhe raportimin në kohë reale të problematikave lidhur me shërbimet publike.
Aplikacioni Tirana Ime u lançua në vitin 2016 si një bashkëpunim shumë i suksesshëm midis Bashkisë Tiranë dhe Vodafone Albania sh.a.
Ky aplikacion është zhvilluar nga ana teknike nga Vodafone Albania sh.a. duke përfshirë informacionin e vendosur në dispozicion nga ana e Bashkisë.
Në vitin 2022 u lançua versioni Tirana ime 2.0. Ky version, krahas përditësimit dhe ridizenjimit të rubrikave ekzistuese, vjen me një eksperiencë të përmirësuar për përdoruesit.
Përditësimet e reja janë si më poshtë:
• Një seksion i ri për eventet në kuadër të titullit Tirana European Youth Capital 2022;
• Një seksion i ri për eventet kulturore në Tiranë si Teatër, Opera, Sport etj.;
• Një seksion i përditësuar me korsitë e reja të biçikletave;
• Seksioni i raporteve është bërë më intuitiv dhe më miqësor për përdoruesit;
• Seksion i përditësuar i turizmit i cili jep një informacion mbi pikat turistike që ofron Tirana;
• Seksion i përditësuar për linjat dhe stacionet e autobusëve;
• Seksion i përditësuar i hartës së vendparkimeve;
• Seksion i përditësuar në lidhje me njësitë administrative, ndërmarrjet, shkollat në Bashkinë Tiranë.
Funksionalitetet e përgjithshme të aplikacionit:
Me qëllimin e vetëm për të lehtësuar dhe përmirësuar jetesën e rezidentëve dhe vizitorëve të kryeqytetit, i dizenjuar si një platformë unike dhe lehtësisht e aksesueshme Tirana Ime 2.0 përmban këto funksionalitete:
RAPORTO – Çdo qytetar raporton, në mënyrë anonime ose jo, në kohë reale, me foto dhe vendndodhje, problematika lidhur me pastrimin, infrastrukturën, ndërtimet pa leje. Të gjitha raportimet shfaqen sipas statusit të trajtimit të tyre online, në mënyrë transparente për të gjithë përdoruesit e këtij seksioni.
PAGUAJ PARKIM – vendet e parkimit, tarifat sipas zonave dhe mundësia e pagesës për parkim me SMS;
TRANSPORTI – harta lidhur me korsitë e biçikletave, transportin publik urban, transportin publik superurban, vendparkimet;
TURIZMI – pikat turistike, vendodhja e tyre dhe informacion në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze;
EVENTE – Kalendari i eventeve kryesore në kryeqytet;
KRYEQYTETI EVROPIAN I RINISË (Tirana EYC) – kalendari i eventeve në kuadër të titullit;
HARTA E MBJELLJEVE – Dhuro një pemë;
SHESHET REKREATIVE – Harta e shesheve rekreative dhe parqeve;
TRAFIKU – Harta e trafikur, pamje me kamera nga trafiku;
INFO – Njësitë administrative ndërmarrjet dhe institucionet arsimore në hartë.
Seksioni RAPORTO
Në këtë seksion, qytetarët raportojnë në kohë reale, duke zgjedhur midis alternativave “anonim” ose “kontakt”, problematika lidhur me:
- Pastrimin
- Infrastrukturën
- Ndërtimet pa leje
• Zgjidhni “Raporto”.
• Zgjidhni një nga kategoritë e listuara (Pastrim/Infrastrukturë/Ndërtim pa leje) në varësi të problematikës tuaj.
• Shkruani adresën e çështjes që duhet zgjidhur, ose shtypni butonin e vendndodhjes i cili automatikisht lokalizon adresën nëpërmjet GPS.
• Fotografoni problematikën që dëshironi të paraqisni dhe ngarkojeni atë.
• Shprehni problematikën në seksionin “Përshkrimi i problematikës”.
• Ju mund të vendosni nëse dëshironi të jeni anonim, ose lini një numër kontakti.
• Dërgoni raportimin, tek butoni “Raporto”.
Statusi i RAPORTIMIT
Strukturat përgjegjëse të Bashkisë Tiranë (19 struktura) janë në gatishmëri 24/7 për të marrë dhe trajtuar brenda 72 orëve, problematikat e raportuara.
Qytetari që ka raportuar problematikën përditësohet lidhur me statusin e problematikës së raportuar. Çdo përdorues mund të informohet në mënyrë transparente lidhur me statusin e trajtimit të çështjeve të raportuara në aplikacion në ndërfaqen “Raportime të tjera”.
Statuset e raportimit të një problematike janë si vijon:
• Raportuar – Kur qytetari dërgon raportimin ai/ajo merr një status në llogarinë e tij/saj.
• Jashtë kompetence – Ky status përdoret kur çështja e raportuar nuk është në kompetencën e Bashkisë Tiranë.
• Në punim – Një çështje është raportuar dhe struktura përgjegjëse brenda Bashkisë po punon në lidhje me të.
• Zgjidhur – Ta gjitha çështjet që janë zgjidhur.
• Trajtuar – Qytetari merr përgjigje për verifikimin dhe masat e marra ose i kërkohet informacion plotësues nga struktura përgjegjëse.
Aplikacioni Tirana Ime në shifra
Numri i përdoruesve të aplikacionit (2016-2022) | 135 000 |
Numri i raportimeve në aplikacion (2016-2022) | 41 665 |
Shkarko aplikacionin