Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë
Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore
Prioritetet për vitin 2022
(Projekt - propozimet që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin Artistiko-Kulturor duhet t'i përmbahen këtyre prioriteteve):
• Mbështetja e të gjitha formave të krijimtarisë së re artistike në muzikë, artet figurative, kinematografi, video, fotografi, teater, media, artin modern etj., që promovojnë Tiranën - Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022.
• Nxitja dhe mbështetja e projekteve të artistëve të rinj që aspirojnë të përfshihen në fushen e artit dhe premtojnë në të ardhmen e tyre artistike e profesionale.
• Rivitalizimi i hapësirave të reja publike të Tiranës, nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve artistiko - kulturore në 24 njësitë administrative të Bashkisë Tiranë.
• Orientimi i projekteve kulturore dhe artistike drejt promovimit të atraksioneve turistike të Tiranës dhe rrethinave të saj.
• Nxitja e edukimit artistik profesional dhe amator, në bashkëpunim institucione kulturore të varësisë, institucione dhe ente kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Orientimi dhe mbështetja e aktiviteteve që promovojnë artin dhe kulturën në kushtet e distancimit social, të shkaktuar nga situata që ndodhet gjithë bota prej COVID - 19.