Text size
Prioritetet e Sektorit të Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve për vitin 2025
• Organizimi i aktiviteteve të shumta kulturore e artistike dhe tryezave të dialogut me fokus trashëgiminë e Tiranës dhe rrethinave të saj, në kuadrin e “Tirana - Kryeqytet Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”.
• Shtimi i numrit të muzeve vendorë në Tiranë si Muzeu Etnografik i Tiranës - Godina e Ish Sarajeve si dhe Muzeu Trashëgimia për të Gjithë - Godina e Ish Gardës, etj. Pjesëmarrje aktive e kontribut në përgatitjen e bazës ligjore e termave të referencës mbi projektimin e konceptimin e muzeve të rinj në kryeqytet.
• Promovimi i muzeve aktualë nën administrimin e Bashkisë Tiranë, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë me ta.
• Organizimi i aktiviteteve njohëse dhe edukative, përgatitja e materialeve informuese, interpretuese e promovuese si dhe çelja e ekspozitave për evidentimin, vlerësimin dhe promovimin e trashëgimisë materiale dhe jo materiale të Tiranës, në territorin e administruar nga Bashkia Tiranë.
• Ndërgjegjësimi i brezit të ri, nxënës, studentë, për trashëgiminë historike e kulturore të Tiranës, personalitetet dhe objektet e rëndësishme, që kanë shënjuar rrugëtimin e saj nëpërmjet organizimit të leksioneve e seminareve të dedikuara. Gjallërimi i mjediseve komunitare në të cilat gjenden monumentet e kulturës dhe natyrës si dhe sitet kulturore e më të rëndësishme të Tiranës, përmes organizimit të aktiviteteve të larmishme, duke nxitur intensivisht pjesëmarrjen aktive të të rinjve.
• Promovimi i iniciativave në mbrojtje të vlerave historike e kulturore të territorit të Bashkisë Tiranë.
• Emërtimi i pjesëve të territorit publik (rrugë, sheshe, parqe, institucione arsimore etj.), vendosja e simbolikave përkujtimore të qytetit, duke shqyrtuar, përzgjedhur e mbështetur propozime nga grupe përkatëse interesi, për të evidentuar dhe vlerësuar figurat dhe ngjarjet më të spikatura për qytetin e Tiranës.
• Bashkëpunimi i ngushtë me institucionet qendrore të vendit, të fokusuara në mbrojtjen, evidentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.