Programi i Transparencës
Bashkia Tiranë
Transparenca dhe llogaridhënia janë të lidhura me njëra-tjetrën, ku transparenca e autoriteteve të qeverisjes vendore përfaqëson një hap të parë drejt llogaridhënies së të zgjedhurve vendorë dhe ndërtimit të besimit me komunitetin. Detyrimet ligjore që rrjedhin nga Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, dhe Ligji Nr. 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” u garantojnë qytetarëve akses në qeverisje dhe kushtet e duhura për të ushtruar të drejtat e tyre qytetare. Nëpërmjet Modelit të Programit të Transparencës për Njësitë e Qeverisjes Vendore, Bashkia Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve një kategori të gjerë informacionesh, mënyrat dhe afatet e publikimit të tyre si dhe procedurat për të aksesuar e përdorur ato.
Transparenca është publikimi i informacionit mbi organizimin dhe funksionimin e bashkisë, menaxhimin financiar, trajtimin e kërkesave për informacion, shërbimet publike që ofron bashkia, pjesëmarrjen qytetare në vendimmarrje, legjislacionin dhe aktet e brendshme rregullatore në mënyrë të tillë që të jetë i aksesueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm nga individët dhe grupe të caktuara të shoqërisë, duke respektuar kufizimet e arsyeshme për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë.
Parimet e përgjithshme
Për garantimin e të drejtës së informimit, bashkia në hartimin e Programit të Transparencës është bazuar në parimet e:
- Vendosjes në dispozicion të çdo qytetari, të gjithë informacionit të prodhuar nga veprimtaria e bashkisë (nga organet e saj, administrata, njësitë administrative dhe njësitë e varësisë);
- Ligjshmërisë, transparencës dhe të mos diskriminimit.
- Ofrimit të informacionit pa pagesë. Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari pa pagesë.
- Aksesit për këdo. Aksesi për shtresat më të varfra të komunitetit, qytetarët me aftësi të kufizuar, gratë, të rinjtë, biznesin, fermerët, qytetarët e zonave të largëta etj., merr përparësi.
- Thjeshtëzimit të procedurave administrative për aksesin në informacion.
- Dhënies së informacionit sa më shpejtë që të jetë e mundur.
- Cilësisë së informacionit. Çdo informacion në dispozicion të qytetarëve do të jetë:
- i plotë;
- i saktë;
- i përditësuar;
- i thjeshtë në konsultim;
- i kuptueshëm;
- lehtësisht i aksesueshëm;
- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në administrim të bashkisë;
- lehtësisht i përdorshëm.
Informacioni që bëhet publik pa kërkesë
Për t’i bërë më të thjeshtë, të kuptueshëm, të aksesueshëm dhe të përdorshëm kategoritë e informacionit, të parashikuar shprehimisht në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” (në vijim ligji), janë përshtatur me kontekstin e vetëqeverisjes vendore; me misionin, detyrat, funksionet dhe kompetencat e bashkisë. Në këtë optikë tabela përmbledhëse e Programit është ndarë në 7 fusha kryesore:
Programi model i Transparencës për Bashkinë e Tiranës
Në mbështetje të nenit 6, të ligjit nr 119/2014 "Për të drejtën e informimit", Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë hartuar urdhërin Nr 211 të datës 10/09/2018 për Hartimin dhe Miratimin e Programit Model Të Transparencës për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore.
Organizimi dhe funksionimi i Bashkisë Tiranë
Transparenca dhe llogaridhënia ekonomiko – financiare
Mbi shërbimet që ofron Bashkia Tiranë
Transparenca dhe llogaridhënia ekonomiko-financiare, përfshin kategoritë e informacionit të përcaktuar nga Neni 7 (pika: dh; e; ë) i ligjit. Këto kategori informacioni janë përshtatur me kërkesat e ligjit Nr. 68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”. Në këtë fushë përfshihen informacione që kanë të bëjnë me:
Kalendari i programit buxhetor afatmesëm dhe të buxhetit vjetor
Paketa fiskale (taksa dhe tarifa)
Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë
Programi Buxhetor Afatmesëm vendor
Buxheti/ Zbatimi i buxhetit/ Monitorimi dhe mbikëqyrja e buxhetit
Vështirësitë Financiare
Shitja ose dhënia me qera e pronave dhe aseteve

Për kërkesat për informim, përfshin vendosjen në dispozicion të qytetarëve të informacionit që ka të bëjë me procesin, procedurat, format dhe afatet e kërkesës për informim. Përmbledhja e katër kategorive të informacionit të përcaktuar në nenin 7 (pika c; ç; i; dhe k) të ligjit, në një fushë të vetme, lehtëson aksesin e qytetarëve për këto kategori informacioni, i orienton dhe udhëzon ato se si mund të bëjnë një kërkesë për informim.
Të dhënat e koordinatorit për të drejtën e informimit
Standarde dhe procedura që duhen ndjekur për të bërë kërkesë për informim dhe ankesës
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Informacion i dhënë më parë
Trajtimi i kërkesave për informacion
Kufizimi i së drejtës së informimit
Tarifa për dhënien e informacionit nëse ka
Informacionet dhe dokumentet që kërkohen shpesh

Mbi shërbimet që ofron bashkia, përfshin informacion mbi shërbimet që ofron bashkia të përcaktuara në nenin 7 (pika: f; j, ë dhe pjesërisht pika a) të ligjit. Nëpërmjet kësaj fushe vihet në dispozicion të qytetarëve informacioni për:
Shërbimet publike që ofron Bashkia sipas fushave të përcaktuara ligji 139/2015
Kontratat publike/ Prokurimet
E drejta e ankesës dhe vërejtjes në lidhje me shërbimet
Legjislacioni dhe aktet e brendshme rregullatore në Bashkinë Tiranë
Pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje
Informacione të tjera të ofruara nga Bashkia Tiranë