Aplikacioni eTirana shërben si një portë, nëpërmjet së cilës qytetarët dhe bizneset në territorin e Bashkisë Tiranë informohen në kohë reale, pa pagesë, 24 orë/ 7 ditë për të gjitha shërbimet publike që ofrohen nga zyrat përgjegjëse në Bashkinë Tiranë, në Njësitë Administrative dhe në Institucionet e Varësisë.
Kategoritë kryesore të shërbimeve publike për të cilat ofrohet informacion janë, por pa u kufizuar vetëm në to: bashkëpronësia, burimet njerëzore, gjendja civile, hapësira publike, karburante, kulturë, mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi, pastrimi, planifikim dhe zhvillim territori, shërbimi social, strehimi, transporti, zhvillimi ekonomik urban dhe migracioni.
Ky aplikacion mundëson informim të plotë lidhur me shërbimet publike duke përfshirë: mënyrën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, afatet proceduriale, tarifat dhe vendin e aplikimit, si dhe mundësi për të shkarkuar online Formularin e Shërbimit.
Aplikacion eTirana ofron informacion mbi eventet në Tiranë, lajme për zhvillimet më të fundit në qytet, mundësi për të marrë pjesë online në sondazhet e Bashkisë Tiranë apo për të njohur rezultatet e sondazheve të zhvilluara ndër vite.
Aplikacioni eTirana sjell një mënyrë të re për të gjithë qytetarët/bizneset, që të identifikojnë se cilës njësi administrative duhet t’i drejtohen për të marrë shërbime, duke kërkuar vetëm me emrin e rrugës në të cilën kanë adresën e tyre të vendbanimit/të selisë.
Shkarko aplikacionin