Behar Zeneli është sekretar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, nga viti 2012. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Politike- Juridike në Universitetin e Tiranës, në vitin 1994, ku u diplomua si Jurist.
z.Zeneli është angazhuar më pas me detyra në disa institucione shtetërore, si ministria e Drejtësisë deri në vitin 2002 dhe në Agjencinë e Prokurimit Publik, të cilën e ka drejtuar për tre vjet, deri në 2005. Nga viti 2010 ai ka qenë zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, e më pas, deri në zgjedhjen si Sekretar i Këshillit, z.Beneli drejtoi politikat e zhvillimeve të Burimeve Natyrore, në ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Angazhimet e tij kanë qenë gjithashtu në fushat e të drejtës civile, të drejtës administrative, prokurimi publik, zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rrugë gjyqësore, si dhe pushteti lokal, legjislacionin e të cilët e njeh shumë mirë.
z.Behar Zeneli ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh profesionale, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Njëherësh ka qenë pjesë e disa strukturave të rëndësishme të ngritura në Shqipëri, nga institucionet europiane dhe ndërkombëtare, në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian. Ai njihet gjithashtu për kontributin në përgatitjen e ndryshimeve në legjilacion, në zbatim të MSA, në sektorë kryesorë të administrimit publik. Nga viti 2012, në vazhdim ka qenë lektor në ndryshimet që pësoi ligji për funksionimin e pushtetit lokal, kryesisht për rolin e kryetarëve dhe sekretarëve të Këshillit Bashkiak në menaxhimin efektiv, funksionimin dhe raportin e Këshillit Bashkiak me administratën dhe institucionet e tjera të dekoncentruara në nivel vendor në kuadër të Ligjit të ri “Për Vetëqeverisjen Vendore”.