Të japësh një mendim, të shprehësh opinionin apo këndvështrimin tënd dhe të përfshihesh në vendimmarrje e politikbërje, të marrësh pjesë në proceset dhe çështjet që ndikojnë jetën e përditëshme por edhe ato që formojnë të ardhmen e qytetit, përveçse një angazhim qytetar është padyshim në dobi të komunitetit dhe gjithësecilit prej nesh. Duke trajtuar me rëndësinë e duhur eksperiencën, perceptimin dhe vlerësimin e opinionit publik, mund të sigurojmë mjetet për të matur, analizuar dhe planifikuar me zgjuarsi çdo vendimmarrje si dhe për të kalibruar sa më mirë strategjitë që Bashkia e Tiranës ka kundrejt shërbimeve publike dhe zhvillimit të qytetit. Sondazhet kanë për qëllim gjithëpërfshirjen, hulumtimin dhe konsultimin e opinionit publik duke krijuar hapësirën e nevojshme dhe mundësuar të gjithëve të shprehin lirshëm qëndrimet e tyre.
Njihuni me gjetjet dhe rezultatet e sondazheve të zhvilluara dhe kontribuoni për Tiranën duke plotësuar një pyetësor online.