Text size
Emri i shërbimit
Gen-plan për leje zhvillimi
Cili është qëllimi i shërbimit?
Pajisja me gen-plan për leje zhvillimi
Çfarë dokumentesh duhen për aplikim?
Lloji | Dokumenti lëshohet nga: | Dorëzohet në sportel nga aplikanti? | |
Kartë identiteti/ Autorizim përfaqësimi në rast aplikimi të subjektit juridik | Ministria e Brendshme/Subjekti Juridik | Po | |
Certifikatë pronësie (e noterizuar ose me nënshkrim elektronik) | Agjencia Shtetërore e Kadastrës | Po | |
Kartela e pasurisë e tre muajve të fundit (e noterizuar ose me nënshkrim elektronik) | Agjencia Shtetërore e Kadastrës | Po | |
Fragment harte e Pasurisë së Paluajtshme, e noterizuar (e tre muajve të fundit), të jetë me vulë dixhitale ose me vulë të njomë institucionale. | Agjencia Shtetërore e Kadastrës | Po | |
Rilevimi topografik i detajuar, në shkallë 1:500/1000 sipas gjendjes faktike në terren, i shoqëruar me pozicionimin në shkallën 1:2000 dhe Ortofoto, (DWG, i printuar dhe i vulosur ). Rilevimi duhet të jetë i mbushur me të gjitha objektet, rrugët dhe elementë të tjerë që janë pranë pronës/pronave/objektit për të cilën/cilat kërkohet azhornimi i genplanit, si dhe minimumi me një rreze 30 m largësi nga kufiri i pronës. Në relievin topografik të materializohet kufiri i pronës, i cili të vendoset në përputhje me hartën treguese/kadastrale të ASHK-së si dhe me pretendimin në terren. Në rastet kur mungojnë kufijtë fizik të pronës apo pronave në terren, duhet të vendosen elmente fizik të dallueshëm në terren. Relievi duhet të jetë në sistemin koordinativ UTM 34N ose KRGJSH (kuotat duhet të jenë në sistem shtetëror) | Topograf i licensuar | Po | |
Rilevimi topografik, dokumentacioni i pronësisë sipas formateve të reja (çertifikata, kartela e pasurisë, si dhe harta treguese/kadastrale) të depozituara dhe në CD, duke përmbajtur vulën dixhitale të institucionit, si dhe firmën dixhitale të titullarit në format PDF | Topografi i licensuar | Po | |
Licensa e topografit (fotokopje) | Topografi i licensuar | Po |
Sa është tarifa për marrjen e shërbimit?
Tarifa bazë |
Pa pagesë |
Tarifa shtesë |
Nuk ka |
Tarifa Online |
Nuk ka |
Mënyra e pagesës |
Nuk ka |
Sa kohë nevojiten për të marrë shërbimin?
30 ditë nga data e plotësimit të dokumentacionit