Text size
Emri i shërbimit
Kërkesë/Ankesë për taksat vendore
Cili është qëllimi i shërbimit?
Zgjidhja sipas afateve ligjore dhe legjislacionit tatimor në fuqi e çdo kërkesë/ankese të qytetarëve, biznesit, shoqatave etj, në lidhje me: Regjistrim, çregjistrim, pezullim aktiviteti; Ndryshim të dhënave të biznesit/shoqatës; Sistemim taksash për nivelin e xhiros, llojin e aktivitetit,të hapësirës publike, të reklamave, të hoteleve, të nipteve sekondare; Heqjen e gjobave nga institucione të ndryshme të fituara nga Gjykata etj; Zhbllokime për llogari bankare, të barrave siguruese në hipotekë dhe DPSHTRR , etj
Çfarë dokumentesh duhen për aplikim?
Lloji | Dokumenti lëshohet nga: | Dorëzohet në sportel nga aplikanti? | |
ID e administratorit ose e personit të autorizuar të kryejë veprime | Ministria e Brendshme ose biznesi/shoqata ose Zyra Noteriale | Jo | |
Çdo dokument që mendohet i vlefshëm nga kërkuesi/ankuesi | Në varësi të dokumentit që do të depozitohet | Po |
Sa është tarifa për marrjen e shërbimit?
Tarifa bazë |
Pa pagesë |
Tarifa shtesë |
Nuk ka |
Tarifa Online |
Nuk ka |
Mënyra e pagesës |
Nuk ka |
Sa kohë nevojiten për të marrë shërbimin?
30 ditë