Text size
Emri i shërbimit
Kërkesë për pajisje me Licensë/Certifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, person fizik/juridik (faza e parë)
Cili është qëllimi i shërbimit?
Ofrimi i shërbimit të pajisjes me Licensë/Certifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse
Çfarë dokumentesh duhen për aplikim?
Lloji | Dokumenti lëshohet nga: | Dorëzohet në sportel nga aplikanti? | |
Kërkesa e aplikantit (te përmbajë, llojin e veprimtarisë që kërkon të kryejë dhe adresën e plote te selisë/filialit, numrin e telefonit, faksit, email etj) | Aplikanti | Po | |
Ekstrakti ktual mbi historikun e subjektit, lëshuar nga QKB | Aplikanti | Po | |
Dokument që vërteton se kapitalet/asetet e subjektit nuk janë në duart e përmbarimit apo sekuestruar, lëshuar nga Zyra e Përmbarimit | Aplikanti | Po | |
Dokument që vërteton se subjekti nuk është dënuar për shkelje të ligjeve të transportit lëshuar nga DPSHTR | Aplikanti | Po | |
Deklarata (të mbajtur përpara noterit) që merr përsipër plotësimin e parametrave tekniko-ekonomik të përcaktuara nga autoriteti licencues, në rast të shpalljes fitues | Aplikanti | Po | |
Programi vjetor ekonomiko-financiar dhe i zhvillimit të veprimtarisë për biznesin që parashikohet të ushtrohet (plan-biznesi) | Aplikanti | Po | |
Dokumenti që provon gjendjen e përshtatshme financiare, (Garanci bankare ne vlerën 140 000 lekë për mjetin e pare dhe 70 000 lekë për çdo mjet shtesë) | Aplikanti | Po | |
Dokumenti i zotërimit të kompetencës profesionale dhe eksperiencës , kontratën e punës me kohëzgjatje pesëvjeçare, me person që plotëson kriterin e kompetencës profesionale (CKP), (fotokopje të noterizuar) person i punësuar deklaron përpara noterit që nuk është i punësuar në më shumë se 3 subjekte brenda të njëjtit rreth ose që nuk menaxhon më tepër se 36 mjete | Aplikanti | Po | |
Formulari i vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore për drejtuesin e veprimtarisë dhe administratorin e saj (fotokopje e dokumentit të identifikimit) | Aplikanti | Po | |
Kontrata me agjenci transporti udhëtarësh dhe taksi (fotokopje e noterizuar) | Aplikanti | Po | |
Lista me targat e automjeteve që do të përdorë (në formë përshkrimi dhe katalogu fotografik) | Aplikanti | Po | |
Lejet e qarkullimit (kontratat e qiramarrjes apo huasë), (në rast se në lejet e qarkullimit nuk është pasqyruar kontrolli teknik periodik i automjeteve të paraqitet fotokopje e noterizuar e certifikatës së kontrollit teknik periodik të tyre) | Aplikanti | Po | |
Referenca dhe çdo dokument tjetër që vërteton eksperience në transportin e udhëtareve | Aplikanti | Po | |
Çdo dokumentacion tjetër të kërkuar nga Bashkia e Tiranës | Aplikanti | Po |
Sa është tarifa për marrjen e shërbimit?
Tarifa bazë |
Licensa 40.000 lekë Certifikata 75.000 lekë |
Tarifa shtesë |
Nuk ka |
Tarifa Online |
Mënyra e pagesës |
Në një bankë (ose në disa banka), jashtë institucionit |
Sa kohë nevojiten për të marrë shërbimin?
30 ditë nga data e plotësimit të dokumentacionit