Text size
Emri i shërbimit
Kërkesë për pajisje me Licensë për transport të udhëtarëve me taksi 4+1 dhe 8+1, person fizik (faza e dytë)
Cili është qëllimi i shërbimit?
Ofrimi i shërbimit në fushën e transportit të udhëtarëve në shërbimin taksi
Çfarë dokumentesh duhen për aplikim?
Lloji | Dokumenti lëshohet nga: | Dorëzohet në sportel nga aplikanti? | |
Leja e qarkullimit me ngjyrën e mjetit të miratuar nga VKB-ja nr.2 datë 30.03.2009 mbi “Miratimin e rregullores për organizimin dhe funksionimin e shërbimit taksi në qytetin e Tiranës” (i ndryshuar) (fotokopje e noterizuar);(në rast se në lejen e qarkullimit nuk është pasqyruar kontrolli teknik periodik i automjetit të paraqitet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së kontrollit teknik periodik të tij) | Aplikanti | Po | |
Dokumenti i verifikimit dhe plumbosjes së taksimetrit të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e e Metrologjisë dhe Kalibrimit (fotokopje e noterizuar) | Aplikanti | Po | |
Kontratat e punës për të punësuarit me afat jo më pak se afati i vlefshmërisë së liçencës (origjnal ose fotokopje e noterizuar) | Aplikanti | Po | |
Akt vlerësimi i plotësimit të kushteve të komoditetit të mjetit në shërbimin taksi (fotokopje e noterizuar) | Aplikanti | Po | |
Fleta e rezervimit të targës së verdhë të automjetit taksi (fotokopje e noterizuar) | Aplikanti | Po | |
Sigurimi i përgjegjësisë së pronarit të mjetit të transportit për dëme shkaktuar palëve të treta (fotokopje e noterizuar) | Aplikanti | Po | |
Siguracioni i pasagjerëve (fotokopje e noterizuar) | Aplikanti | Po | |
Çdo dokument tjetër të kërkuar nga Bashkia e Tiranës | Aplikanti | Po |
Sa është tarifa për marrjen e shërbimit?
Tarifa bazë |
20 000 lekë |
Tarifa shtesë |
Nuk ka |
Tarifa Online |
Nuk ka |
Mënyra e pagesës |
Në një bankë (ose në disa banka), jashtë institucionit |
Sa kohë nevojiten për të marrë shërbimin?
30 ditë nga data e plotësimit të dokumentacionit.