Data e publikimit të njoftimit për konsultim me publikun: 17/04/2025
Titulli i projekt-aktit që hapet për konsultim me publikun: “Përzierja e çimentos ose përdorimi i çimentos në masë të madhe por jo në sheshin e ndërtimit, përfshirë ambalazhimin dhe përzierjen e çimentos, grumbullimi i betonit dhe prodhimi i blloqeve të betonit dhe produkteve të tjera tё çimentos, si dhe prodhimi i llaçit, kollës, gëlqeres (parafabrikateve, paletave, etj.).- kapaciteti kufi per lejet e tipit b: të gjitha instalimet Tirane Tirane Cerkeze-Morine Zall Herr,fshati Çerkezë,nr pasurie 482,zona kadastrale 1377,Lagjja Morine
Baza ligjore: Ligji 146/2014 “Për njoftim dhe Konsultimin Publik”; Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; Urdhër Nr.33338, datë 22.09.2022 Për miratimin e procedurës standarde të veprimit “Procedura për njoftim dhe konsultim publik në Bashkinë Tiranë”; Urdhër Nr.24752, datë 05.07.2022 “Për caktimin e koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik”.
Nënshkruar nga koordinatori i konsultimit publik: Dorian Rexhepi
Projekt-Akti: “Përzierja e çimentos ose përdorimi i çimentos në masë të madhe por jo në sheshin e ndërtimit, përfshirë ambalazhimin dhe përzierjen e çimentos, grumbullimi i betonit dhe prodhimi i blloqeve të betonit dhe produkteve të tjera tё çimentos, si dhe prodhimi i llaçit, kollës, gëlqeres (parafabrikateve, paletave, etj.).- kapaciteti kufi per lejet e tipit b: të gjitha instalimet Tirane Tirane Cerkeze-Morine Zall Herr,fshati Çerkezë,nr pasurie 482,zona kadastrale 1377,Lagjja Morine.
Afati për dërgimin e rekomandimeve dhe forma e pranimit të rekomandimeve:
Pranohen rekomandime deri në datën 21.05.2025.
Rekomandimet lutemi të dërgohen përmes e-mailt në adresat:
[email protected]
Struktura përgjegjëse për mbledhjen e komenteve/rekomandimeve për projektaktin:
Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
Informacion mbi procedurat që do të ndjekë Bashkia Tiranë nga marrja e rekomandimeve deri në miratimin përfundimtar të aktit:
Rekomandimet e ardhura në adresën e Koordinatorit për Njoftimin dhe Konsultimin Publik do të mblidhen dhe do të dërgohen për shqyrtim pranë Drejtorisë së Mjedisit Parqeve dhe Rekreacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik Investimeve të Huaja dhe Zhvillimit Ekonomik, për të ndjekur më tej procesin e vlerësimit të rekomandimeve.
Në rastin e mospranimit të rekomandimeve do të paraqitet përgjigje me arsyet e refuzimit, ndërsa për rekomandimet dhe komentet që do të pranohen pjesërisht apo plotësisht, do të hartohet një përmbledhje e cila do t’i bashkëlidhet aktit të miratuar.
Dokumenti |
Shkarko |
Formulari tip I |
|
Permbledhja joteknike |