Lista e dokumentave :
A. Aplikimi për herë të parë
-Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku në objekt të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto; dokument origjinal.
-Certifikatën e përdorimit të objektit, të lëshuar nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin e territorit; fotokopje e noterizuar
-Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës; (origjinale ose fotokopje e noterizuar)
-Certifikatën e kalibrimit të eneve dhe të aparateve të shitjes leshuar nga organet e metrologjise dhe kalibrimit;
-Lejen e mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin;
B. Aplikim për rinovim
-Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, ku në objekt të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto;
-Certifikatën e përdorimit të objektit, të lëshuar nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin e territorit;
-Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës;
-Certifikatën e kalibrimit të eneve dhe të aparateve të shitjes leshuar nga organet e metrologjise dhe kalibrimit;
-Lejen e mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin;
-Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve vendore; (origjinale ose fotokopje e noterizuar)
-Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve tatimore, përfshirë sigurimet shoqërore, (origjinale ose fotokopje e noterizuar)
Afati kohor i dhënies së shërbimit – 30 ditë
Vendi : Pranë Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarëve në Bashkinë Tiranë