
Projekti “Luftëtarë dhe artistë” është një punë studimore dhe kërkimore e gjatë e cila do të finalizohet me disa botime të veprave të ndryshme të dëshmorëve, me botimin e një albumi me vizatime, punime grafike dhe fotografi të realizuara nga dëshmorët.
Gjithashtu pjesë e projektit do të jetë një ekspozitë me fotot e realizuara nga dëshmorët.
Për realizimin e këtij projekti janë mbledhur materiale nga muzetë e qyteteve të ndryshme, shkollave, si dhe materiale të marra nga vetë familjarët e dëshmorëve.
Projekti mbledh krijimitarinë e mbi 250 dëshmorëve dhe listat e dëshmorëve për çdo gjini si dhe shoqëruar me faksimile dhe dorëshkrime origjinale, të mbledhura në të gjitha burimet e përmendura.