Text size
Emri i shërbimit
Aplikim per perfitimin e ndihmes ekonomike.
Cili është qëllimi i shërbimit?
Aplikim per perfitimin e ndihmes ekonomike.
Çfarë dokumentesh duhen për aplikim?
Lloji | Dokumenti lëshohet nga: | Dorëzohet në sportel nga aplikanti? | |
Çertifikata e gjëndjes familjare me shënimet përkatëse (për të parë strukturen e familjes) | Aplikanti | Po | |
Fotokopje të kartave të identitetit për personat mbi 18 vjeç (për të evidentuar prezencen e personave të paraqitur) | Aplikanti | Po | |
Vërtetim shkolle për ata që ndjekin arsimin e mesem apo të lartë(për të justifikuar mosprezencen e tyre në aplikim) | Aplikanti | Po | |
Vërtetim shkolle për fëmijët që ndjekin arsimin 9-vjecar (për fëmijët që ndjekin këtë arsim paguhen për cdo muaj shkollor 300 lekë). | Aplikanti | Po | |
Librezat e vaksinimit për fëmijët(pasi për cdo vaksinim paguhet 100 lekë) | Aplikanti | Po | |
Fotokopje e librezës së energjisë elektrike(për të paguar ribursimin për energjinë e paguar) | Aplikanti | Po | |
Çertifikatën e pronësisë së tokës ose tapinë e tokës (ose vertetim negative nga ZRRPP) | Aplikanti | Po | |
Vërtetim page për personat e punësuar(për të llogaritur të ardhurat e familjes) | Aplikanti | Po | |
Vërtetim page nga sigurimet shoqërore (kur jane përfitues nga sistemi i sig.shoq) | Aplikanti | Po | |
Vërtetim i vuajtjes së dënimit për personat e ndaluar (Për të justifikuar mosprezencën e tyre ne aplikim) | Aplikanti | Po | |
Urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes për personat që e përfitojnë atë me vendim gjykate (për efekt pagese) | Aplikanti | Po | |
Statusin e noterizuar të jetimit (lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror) për efekt pagese. | Aplikanti | Po | |
Fotokopje të raportit mjeksor për personat me aftësi të kufizuar ose invalid pune(për efekt të llogaritjes së të ardhurave). | Aplikanti | Po |
Sa është tarifa për marrjen e shërbimit?
Tarifa bazë |
Pa pagesë |
Tarifa shtesë |
Nuk ka |
Tarifa Online |
Mënyra e pagesës |
Sa kohë nevojiten për të marrë shërbimin?
Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit është 10 ditë