Text size
Emri i shërbimit
Subvencionimi i Interesave të Kredisë (Kredia e butë)
Cili është qëllimi i shërbimit?
Subvencionimi i Interesave të Kredisë (Kredia e butë)
Çfarë dokumentesh duhen për aplikim?
Lloji | Dokumenti lëshohet nga: | Dorëzohet në sportel nga aplikanti? | |
Deklaratën e vërtetësisë së informacionit paraprak të pasqyruar në formularin e strehimit, me anë të së cilës aplikuesit i bëhen të njohura edhe përgjegjësitë ligjore që ai ka në lidhje me dhënien e një informacioni dhe fakteve të rreme, sipas Aneksit nr. 3 , pjesë përbërëse e këtij udhëzuesi | Aplikanti | Po | |
Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit | Aplikanti | Po | |
Çertifikatën familjare | Aplikanti | Po | |
Certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nukka regjistrim në gjendjen civile | Aplikanti | Po | |
Vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social,për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit. | Aplikanti | Po | |
i. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emërtë secilit anëtar të familjes;vërtetojnë se nuk kanë banesë ose nuk kanë kryer asnjëtransaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore; | Aplikanti | Po | |
Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi; | Aplikanti | Po | |
Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi; | Aplikanti | Po | |
Aktverifikim nga njësia vendore për: banesat në rrezik shembjeje; rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësivenatyrore; banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimi | Aplikanti | Po | |
Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës | Aplikanti | Po | |
Akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë | Aplikanti | Po | |
Certifikatë familjare | Aplikanti | Po | |
Vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara | Aplikanti | Po | |
Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara; | Aplikanti | Po | |
Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit | Aplikanti | Po | |
Dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara | Aplikanti | Po | |
Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues” | Aplikanti | Po | |
Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve | Aplikanti | Po | |
Urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje | Aplikanti | Po | |
Vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane | Aplikanti | Po | |
Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin | Aplikanti | Po | |
Vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI | Aplikanti | Po | |
Vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë | Aplikanti | Po | |
Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune | Aplikanti | Po | |
Dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes; | Aplikanti | Po | |
Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar | Aplikanti | Po | |
Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë | Aplikanti | Po | |
Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension | Aplikanti | Po | |
Vërtetimin nga zyra përmbarimore për masën e pensionit ushqimor që përfiton sipas vendimit të gjykatës | Aplikanti | Po | |
Pasqyra financiare për vitin kalendarik të shkuar për personat e vetëpunësuar e njehsuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore. Ekstrakt historik nga QKB. | Aplikanti | Po | |
Vërtetimi nga zyra e punësimit për personat të cilët janë regjistruar si persona punëkërkues të papunë | Aplikanti | Po |
Sa është tarifa për marrjen e shërbimit?
Tarifa bazë |
Pa pagesë |
Tarifa shtesë |
Nuk ka |
Tarifa Online |
Mënyra e pagesës |
Sa kohë nevojiten për të marrë shërbimin?
Plotësimi i Formularit të aplikimit (brenda ditës) Dërgimi i formularëve (1- 3ditë) Shqyrtimi i formulareve Bëhet nga Drejtoria e Strehimit Social