Lindur në 13 Dhjetor të vitit 1979, banuese në teritorin e njësisë numer 10 në Tiranë ku dhe u arsimua, fillimisht në shkollën "Avni Rustemi “ e më pas në Gjimnazin "Qemal Stafa”.
Studimet universitare i kreu në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik- dega Administrim Biznes, për t’u profilizuar më pas në Marketing në studimet e nivelit Master, në po të njëjtin institucion
Në vitin 2013 – specializohet pranë Komiteti Olimpik Shqiptar si “Menaxhere Sportive”.
Njohëse e mirë e gjuhëve – Angleze dhe Italiane.
EKSPERIENCA PROFESIONALE
Në tetor 2019, emërohet Administratore e Njësisë Administrative nr.10
2009 - 2019 - New Development , Nënkontraktor i kompanisë Vodafone Al - Manaxhere e Pergjithshme
2004- 2006 - Agjensia e Trajtimit të Kredive (ATK)- Specialiste Marketingu
EKSPERIENCA SPORTIVE
Në vitin 2018 ajo përmbyll me shume trofe karrierën e saj sportive si basketbolliste e sport klub “Tirana”, “Flamurtari” dhe ekipit Kombëtar, veprimtari e nisur që në vitin 1990.
Për aktivizimin e saj cilësor në sukseset e ekipeve ku ka marë pjesë, në vitin 2016 i jepet titulli “ Lojtarja e vitit”
Në vitin 2017 nga Presidenti i Republikës i akordohet titulli – “Naim Frashëri”.