Renato Pashollari është Administrator i Njësisë Administrative Nr.5.
Lindur më 15 tetor të vitit 1985 në Tiranë, z.Pashollari ka përfunduar studimet në shkollën e mesme publike “Petro Nini Luarasi”. Studimet e larta në Bachelor i ka kryer për degën Shkenca Politike dhe më pas ka përfunduar studimet për Master Profesional në degën Menaxhim Bankar dhe Financiar.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve, nga viti 2010 - 2013 ka ushtruar profesionin e tij në Bankën Kombëtare Tregtare.
Nga viti 2016 - 2019, është bërë pjes e stafit të Bashkisë Tiranë, duke u emëruar si Koordinator pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Bashkëpronësisë.
Në vitin tetor të vitit 2019 u emërua Administrator i Njësisë Administrative Nr.5, detyrë të cilën e mban aktualisht.
Në këto detyra z.Pashollari ka shfaqur aftësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim në grup, duke kontribuar në krijimin e marrëdhënieve të përshtatshme në ambientin e punës. Gjithashtu ka treguar aftësi shumë të mira për të punuar edhe si i pavarur, me dëshirën për të mësuar dhe i hapur ndaj sugjerimeve apo ideve të reja.
I motivuar për të dhënë maksimumin, z.Pashollari është i gatshëm ti shërbejë çdo qytetari të Njesisë Nr.5.