Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Mendimi Yt Vlen!


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
8 ℃

09 Maj 2025

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt
  • Harta
  • Këshilli Bashkiak
    • Kryetari i Këshillit
    • Sekretari i Këshillit
    • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
    • Grupet e Këshilltarëve
    • Komisionet
    • Agjenda e mbledhjeve
    • Vendime
    • Projekt vendimet
    • Legjislacioni dhe Rregulloret
    • Njoftimet
    • Informacion mbi dëgjesat publike
    • Regjistri elektronik i shkresave
    • Buletini
    • Të tjera
  • Të reja
    • Lajme
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Aplikacione për Qytetarin
  • Legjislacion
    • Legjislacioni
  • Kryetari i Bashkisë
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
  • Administrata
    • Organigrama
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Punësimi
    • Marrëveshje bashkëpunimi
    • Praktika
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Web Challenge Tirana
    • Fillo me një ide- Fito një internship
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Evente Sportive
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Projekte Sportive
    • Thirrje për aplikime
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Itinerar në Tiranë
    • Harta e qytetit
    • Duke shëtitur Tiranën
  • Zbulo Tiranën
    • Harta turistike e Tiranës
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
    • Bujtina
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Biçikleta me qera
    • Linjat Urbane
    • Makina me qira
    • Terminale
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte Strategjike
    • Projekte
    • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet
    • Shërbimet tona
    • Shërbime në Institucionet e Varësisë
    • Karta e Qytetarit
    • Legjislacioni
    • Rezervo sportelin e biznesit
    • Gjurmo aplikimin
    • Numri i gjelbër
    • Vlerëso shërbimin
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Të dhëna mbi shërbimet publike
    • Aplikacioni eTirana
    • Aplikacioni Tirana Ime
    • Walkability App
  • E drejta e Informimit
    • Programi i Transparencës
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Regjistri i kërkesave
    • Buxheti
    • Open Data
  • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
    • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
  • Njoftime/Sondazhe
    • Njoftime
    • Sondazhe
  • Flasim Hapur
    • Ankesa, Sugjerime
    • Stop Korrupsionit
    • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Transparencat
    • KET
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
    • Sinjalizim
    • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Organet e Qeverisjes Vendore
    • Këshilli Bashkiak
      • Kryetari i Këshillit
      • Sekretari i Këshillit
      • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
      • Grupet e Këshilltarëve
      • Komisionet
      • Agjenda e mbledhjeve
      • Vendime
      • Projekt vendimet
      • Legjislacioni dhe Rregulloret
      • Njoftimet
      • Informacion mbi dëgjesat publike
      • Regjistri elektronik i shkresave
      • Buletini
      • Të tjera
    • Të reja
      • Lajme
      • Njoftime
      • Aktivitete
      • Aplikacione për Qytetarin
    • Legjislacion
      • Legjislacioni
    • Kryetari i Bashkisë
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
    • Administrata
      • Organigrama
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Punësimi
      • Marrëveshje bashkëpunimi
      • Praktika
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Web Challenge Tirana
      • Fillo me një ide- Fito një internship
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
  • Kultura & Sport
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Evente Sportive
      • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte Sportive
      • Thirrje për aplikime
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Itinerar në Tiranë
      • Harta e qytetit
      • Duke shëtitur Tiranën
    • Zbulo Tiranën
      • Harta turistike e Tiranës
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
      • Bujtina
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Biçikleta me qera
      • Linjat Urbane
      • Makina me qira
      • Terminale
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte Strategjike
      • Projekte
      • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet Publike
    • Shërbimet
      • Shërbimet tona
      • Shërbime në Institucionet e Varësisë
      • Karta e Qytetarit
      • Legjislacioni
      • Rezervo sportelin e biznesit
      • Gjurmo aplikimin
      • Numri i gjelbër
      • Vlerëso shërbimin
      • Pyetjet më të shpeshta
      • Të dhëna mbi shërbimet publike
      • Aplikacioni eTirana
      • Aplikacioni Tirana Ime
      • Walkability App
    • E drejta e Informimit
      • Programi i Transparencës
      • Koordinatori për të drejtën e informimit
      • Regjistri i kërkesave
      • Buxheti
      • Open Data
    • Njoftimi dhe konsultimi publik
      • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
      • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
    • Njoftime/Sondazhe
      • Njoftime
      • Sondazhe
    • Flasim Hapur
      • Ankesa, Sugjerime
      • Stop Korrupsionit
      • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • KET
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
      • Sinjalizim
      • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

PROJEKTI “APPS CHALLENGE – TIRANA”

  • Kreu
  • PROJEKTI “APPS CHALLENGE – TIRANA”
PROJEKTI “APPS CHALLENGE – TIRANA”

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter

    Tweets by City Of Tirana

    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Rreth Projektit

    PROJEKTI “APPS CHALLENGE – TIRANA” Thirrja II, është projekti më i ri i internshipit, miratuar me Vendimin nr.13 datë 05.02.2020, të Këshillit Bashkiak Tiranë.

    Qëllimi i projektit “Apps Challenge-Tirana” është që të rinj, deri në moshën 25 vjeç, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët janë duke ndjekur ose kanë jo më shumë se dy vjet që kanë përfunduar studimet e nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, në fusha studimi: shkenca kompjuterike, teknologji informacioni dhe komunikimi, informatikë ekonomike, inxhinieri matematike dhe informatike, të ngjashme, në Institucionet e Arsimit të Lartë publike ose private, brenda ose jashtë vendit, të angazhohen në praktikë dhe do të fitojnë një eksperiencë pune për 4 muaj në Bashkinë Tiranë.

    Afati i aplikimit për projektin është deri në datën 04 tetor 2021.

    Për të kryer internshipin, 12 (dymbëdhjetë) të rinj fitues do të përzgjidhen nëpërmjet procedurës së konkurrimit. Pas përzgjedhjes, do të punojnë në 3 (tre) Skuadra Pune, për të krijuar 3 (tre) aplikacione. Duke bashkëpunuar nga afër me stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikave, pranë Bashkisë Tiranë, ata do të realizojnë dhe përfundojnë praktikën 4 mujore. 

    Në përfundim të praktikës, secila Skuadër Pune dorëzon aplikacionin mobile dhe në bashkëpunim me Grupin Mbikqyrës bëjnë të mundur vendosjen e tyre në dyqanin online respektiv për aplikacionet Android dhe iOS.

    Praktikantëve fitues do ti akordohet një çmim individual bruto, prej 41,666 lekësh si edhe një çmim secilës prej 3 skuadrave të punës sipas renditjes përfundimtare:
    •    për vendin e parë çmimi prej 110,000.00 lekë;
    •    për vendin e dytë çmimi prej 90,000.00 lekë;
    •    për vendin e tretë çmimi prej 80,000.00 lekë;

    Për informacion të mëtejshëm rreth mënyrës së aplikimit, aplikantët mund të dërgojnë një kërkesë për informacion në adresën elektronike: [email protected]

     

    Fazat e projektit

    Aplikimi
    Objektivi i thirrjes për paraqitjen e koncept-idesë për aplikacion mobile, është të mundësojë një proces transparent për përzgjedhjen e 12 të rinjve më të talentuar të cilët do të angazhohen në praktikë pune gjatë një periudhe 4 mujore, duke punuar nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë, për të dorëzuar një aplikacion mobile i cili do të vendoset në App store respektive për aplikacionet Android dhe iOS.

    Faza 1: - Paraseleksionimi
    Pas përfundimit të periudhës për dorëzimin e dokumentacionit dhe koncept-idesë për aplikacionin mobile, Sekretariati do të verifikojë: 
    1.    Plotësimin e kërkesave administrative për pjesëmarrjen në këtë projekt (respektimin e kërkesave për përmbajtjen, mënyrën e dorëzimit, afatin e dorëzimit të koncept-idesë dhe dokumentacionit të kërkuar nga ana e aplikantit). 
    2.    Kriteret e vlefshmërisë së aplikimit (të dhënat e aplikantit, mosha e aplikantit, fusha e studimit, adresa etj.).

    Faza 2: - Vlerësimi i koncept-ideve për aplikacion mobile
    Pas përfundimit të fazës së paraseleksionimit,  të gjitha koncept-idetë për aplikacion mobile do të vlerësohen nga Ekipi Teknik i Vlerësimit të Aplikacionit Mobile (ETVAM) i cili brenda 5 ditëve do të vlerësojë këto aspekte: 

    •    origjinalitetin e idesë; 
    •    zgjidhja që ofron aplikacioni për një problem të identifikuar; 
    •    përshkrimi i prototipit; 
    •    analiza e konkurrentëve

    Aplikantët të cilët mbledhin mbi 50 % të pikëve të kësaj faze (2), kualifikohen nga ETVAM për të vijuar më tej konkurrimin, për fitimin e internshipit në Bashkinë Tiranë. aplikantët që nuk janë kualifikuar në këtë fazë, kanë të drejtë të ankimojnë brenda 3 ditëve rezultatin e shpallur, pranë Komisionit Ad Hoc.  Në përfundim të fazës ankimore, aplikantët e kualifikuar, brenda 10 ditëve përgatisin skicat e aplikacionit për fazën 3.                                                                              

    Faza 3: Vlerësimi i skicave dhe vlerësimi paraprak i fizibilitetit teknik (realizueshmërisë së aplikacionit)
    Të gjithë aplikantët fitues të fazës 2, prezantojnë modelet/skicat e aplikacioneve sipas funksionaliteteve dhe vlerësimin paraprak të fizibilitetit teknik.

    ETVAM vlerëson konkurrentët dhe harton një raport për ta, sipas pikëve të marra (duke nisur nga konkurrenti me më shumë pikë) për: koncept-idenë + skicat + vlerësimin e fizibilitetit teknik të aplikacionit. Raporti i bëhet me dije Bordit Drejtues dhe i njoftohet konkurrentëve, të cilët nëse kanë ankesa për vlerësimin gjatë fazës 3, do të kryhet rivlerësim dhe do të hartohet raporti i rishikuar me renditjen jopërfundimtare, pasi konkurrentët kanë edhe një mundësi ankimimi pranë Bordit Drejtues. 
    Pas përfundimit të afateve të akimimeve të përcaktuara në fazën 3, bëhet renditja përfundimtare e konkurrentëve nga ana e Bordit Drejtues. Ky rezultat bëhet publik në faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë.
     

    Faza 4: Përgatitja dhe dorëzimi i prototipit për 3 (tre) aplikacione mobile
    Pas shpalljes së fituesve nga ana e Bordit Drejtues, brenda 5 (pesë) ditëve Grupi Mbikqyrës, në konsultim me 2 (dy) eskpertë të pavarur, i propozojnë për miratim po këtij Bordi, zhvillimin e mëtejshëm të 3 (tre) aplikacioneve mobile, duke përzgjedhur nga propozimet fituese aplikacionet të cilat janë më të realizueshme nga ana teknike dhe kanë interes të lartë për Bashkinë Tiranë.

    Bordi Drejtues shpreh miratimin brenda 3 (tre) ditëve pune, për të 3 (tre) aplikacionet mbi të cilat do të vijojë puna, deri në zhvillimin e plotë të tyre.  Grupi Mbikqyrës organizon 12 praktikantët (intern) në 3 skuadra pune (4 intern /skuadër) dhe i udhëzon ata për krijimin e një prototipi për secilin aplikacion, deri në realizimin e prototipeve.

    Faza 5: Zhvillimi, dizenjimi dhe testimi i 3 (tre) aplikacioneve mobile
    Gjatë muajit të dytë dhe të tretë, të internshipit do të vijojë puna për zhvillimin, dizajnin dhe testimin e 3 (tre) aplikacioneve mobile. Gjatë kësaj periudhe Grupi Mbikqyrës dhe Skuadrat e Punës punojnë së bashku për zhvillimin e plotë të 3 (tre) aplikacioneve dhe testimin e tyre.

    Faza 6: Vendosja e 3 (tre) aplikacioneve në App stores (Android dhe iOS) dhe dhënia e çmimeve
    Në përfundim të muajit të katër të praktikës Skuadrat e Punës dorëzojnë 3 aplikacionet mobile dhe në bashkëpunim me Grupin Mbikqyrës bëjnë të mundur vendosjen e tyre në App store respektive për aplikacionet Android dhe iOS.
    Bordi Drejtues shpall fituesit me vendim dhe akordon çmimet individuale dhe çmimet për skuadër gjatë aktivitetit përmbyllës të projektit.
    Rezultati dhe dhënia e çmimeve bëhen publike në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.

    Koncept- Ideja

    Përmbajtja e Koncept- Idesë
    • Aplikimet duhet të kompletohen në gjuhën shqipe duke përdorur Formën A të paraqitjes së koncept-ideve të dhënë në Aneksin 1. Bashkia Tiranë nuk do të pranojë asnjë aplikim i cili do të dorëzohet në format tjetër nga ai i përcaktuar në Aneksin 1. 
    • Koncept-idetë me shkrim dore nuk pranohen. 
    • Vlerësimi i koncept ideve do të bazohet vetëm në informacionin i cili jepet në mënyrë eksplicite në Formën për Koncept-Ide.
     

    Dorëzimi i Koncept- Idesë
    • Aplikantët duhet të plotësojnë Formën (A) për koncept-ide dhe ta dërgojnë në zarf të mbyllur me postë si vijon: 
        - Një Koncept-Ide orgjinale (e detyrueshme) 
        - Dy kopje shtesë në formatin A4 (e detyrueshme)
        - Fotokopje e Kartës së Identitetit 
        - Curriculum Vitae (CV) 
        - Vërtetim për ndjekjen ose përfundimin e studimeve të larta ose fotokopje e diplomës së studimeve të larta.

    • Zarfi duhet të përmbajë shënimin: 
        - Aplikim për Projektin “Apps Challenge Tirana” 
        - Emri dhe adresa e aplikantit 
        - “Mos të hapet para fazës së paraseleksionimit”
    • Dokumentat e kërkuara duhet që të dorëzohen në një zarf të mbyllur në adresën e mëposhtme: 
        Bashkia Tiranë 
        Sheshi “Skënderbej” 
        Nd.2, Kodi Postar 1001 
        Tiranë, Shqipëri 
        Tel:+355 4 228655 
        www.tirana.al 
    • Koncept-Idetë e dorëzuara në forma të tjera ose në adresa të tjera nuk do të pranohen.

    Afati për dorëzimin e Koncept- Idesë
    • Afati i aplikimit është 04 tetor 2021. 
    • Çdo koncept- ide e dërguar pas afatit skualifikohet.

    Vlefshmëria e Koncept- Idesë
    • Për informacion të mëtejshëm rreth mënyrës së aplikimit, aplikantët mund të dërgojnë një kërkesë për informacion në adresën elektronike: [email protected].            
     

    Dokumentacioni i kërkuar nga ana e aplikantit
    • Koncept-ideja për aplikacionin sipas Formës (A) 
    • Fotokopje e Kartës së Identitetit 
    • Curriculum Vitae (CV) 
    • Vërtetim për ndjekjen ose përfundimin e studimeve të larta ose fotokopje e diplomës së studimeve të larta.

    Çfarë duhet të përfshijë Koncept- Ideja
    • Datën e aplikimit; 
    • Të dhënat e aplikantit (emri/mbiemri i aplikantit, datëlindja, fusha e studimit, adresa, adresa e -mail, numër tel/cel); 
    • Ideja pëtr aplikacion; 
    • Deklaratën e problemit;
    • Zgjidhja; 
    • Prototipi i Përdoruesit;
    • Analiza e Konkurentëve

    Pyetje të shpeshta

    1. Çfarë mund të përfitoni nga ky projekt?
    – Duke marrë pjesë në këtë projekt ju do të përfitoni:
    • 4 muaj eksperiencë pune
    • Aftësi në fushën e programimit.
    • Aftësi në krijimin e aplikacioneve mobile.
    • Aftësi të reja teknike.
    • Aftësi ndërpersonale (soft skills).
    • Mundësi për krijimin e një rrjeti kontaktesh me profesionistë të fushës.

    2. A mund të aplikoni me më shumë se një ide?
    – Një aplikant mund të konkurrojë jo më shumë se me dy koncept–ide për aplikacion mobile.

    3. Si do ta përfitoni çmimin?
    – Pas shpalljes fitues, ju do të paraqisni dokumentacionin e mëposhtëm:
    • Kopje të kartës së identitetit
    • Vërtetim origjinal për llogarinë bankare në lek
    – 100 % e çmimit do të dorëzohet në përfundim të afatit 4 mujor të internshipit pas dorëzimit të propozimit të plotë të prototipit të aplikacionit.
    – Në rast se ju largoheni me kërkesë individuale gjatë kohës së kryerjes së internshipit ose në rast se nuk dorëzoni prototipin përfundimtar do të humbisni të drejtën e përfitimit të çmimit, por do të pajiseni me një vërtetim për kryerjen e Internshipit.

    Formularët

    Më poshtë mund të shkarkoni formën e aplikimit.
    Shkarkoni këtu formularin e aplikimit për koncept ide – Forma A


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • [email protected]
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni