Hidrocentrali “Lenin”

Text size
Në fshatin Lanabregas ndodhen dy pallate të ulëta të stilit sovjetik që nuk lidhen aspak me arkitekturën e zonës përreth. Ato kanë mbetur si kujtim i miqësisë së dikurshme shqiptaro-sovjetike. Në krah të këtyre ndërtesave të çuditshme për një fshat shqiptar ndodhet hidrocentrali i vogël , i ndërtuar nga sovjetikët në vitin 1951.
Ky HEC-i ndërtuar në rrëzë të malit të Dajtit, punon me ujin që rrjedh në tubacione me rënie të lirë. Në atë kohë ai quhej Hidroçentrali “Vladimir Iliç Lenin” dhe mbante me energji elektrike të gjithë Tiranën e vjetër.