Pallati i Kulturës

Qendra e Tiranës u konceptua si hapësirë monumentale. Për këtë qëllim u prishën pazari i vjetër i Tiranës, Kisha e vjetër Ortodokse, ndërtesa e Bashkisë, etj dhe u zëvendësuan me ndërtesa të rëndësishme të tilla si Pallati i Kulturës, Hotel “Tirana”, Muzeu Historik Kombëtar, "Sheshi Skënderbe". Të vetmet objekte historike që u morën nën mbrojtje ishin Xhamia e Et’hem Beut dhe Kulla e Sahatit e Vjetër, si dhe Kompleksi i Ministrive.
Pallati i Kulturës u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik, Nikita Hrushov, më 3 qershor 1959. Me largimin përgjithmonë nga Shqipëria, pas dy vitesh, të specialistëve sovjetikë puna për Pallatin e Kulturës përfundoi me angazhimin maksimal të emrave më të spikatur të arkitekturës dhe inxhinierisë vendase. Ndërtesa e këtij pallati ka një ndikim të dukshëm nga Pallati i Kongreseve në Romë dhe nga ndërtesa e Stacionit të Finlandës në Shën Petërburg.
Përfundoi në vitin 1963. Në brendësi të tij ndodhen disa nga institucionet më të rëndësishme të jetës social-kulturore të kryeqytetit siç janë: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit dhe Biblioteka Kombëtare.
Sheshi Skënderbe