Teatri Kombëtar
Text size
Teatri Kombëtar është krijuar si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 maj 1945. Nën regjinë e Sokrat Mios u shfaq komedia “Topazi”, e cila u quajt si “shfaqja themeluese e Teatrit”.Shteti shqiptar në peruidhën para viteve ‘90 u përpoq ta orientonte Teatrin ( i cili quhej në atë kohë Teatri Popullor) në sigurimin e një repertori me drama të “realizmit socialist” me autorë të vendeve të lindjes por përveç tyre janë vënë në skenë edhe premiera nga dramaturgjia botërore: “Revizori” nga Gogol, “Othello” nga Shekspir, “Shërbëtori i dy zotërinjve” nga K. Goldon.
I quajtur Teatri Popullor deri në vitin 1989 ai sot mban emrin Teatri Kombëtar.
Pas viteve 90 kemi një prani më të gjerë e repertorit të huaj me vepra të autorëve të njohur si : “Dy zotërinjtë nga Verona” nga Shekspir; “Fernando Krafti më ka shkruar një letër” nga T.Dorst, “Tiranozauri” nga K.Trebeshina; “Don Zhuani” nga Molier; “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, “Quo Vadis”; “Kopshti me dallëndyshe” nga B.Cikliropulos; “Ëndrra e një nate dimri” nga I.Kadare; “Njeriu,virtyti,kafsha” nga L.Pirandelo; “Armiku i Popullit” nga H.Ibsen, etj.
Teatri Kombëtar është vendosur në ambientet e ndërtesës ArTurbina. Kjo ndërtese synon të ruajë kujtesën e ndërtesës së vjetër dhe ta shndërrojë atë në një turbinë që prodhon art. Pothuajse të gjitha hapësirat e ndërtesës janë multifunksionale. Së bashku me sheshin e ri publik, ArTurbina krijon një platformë arti.
Në këndin më të dukshëm të sipërm, qëndron një cilindër transparent, i cili krijon një nga elementët më sugjestivë të ndërtesës për vizitorët dhe artistët. Cilindri ka shërbyer si sinjal artistik i shumë ngjarjeve të artit deri më tani.
Rruga “Sami Frashëri”, Qendra “ArTurbina”, Tiranë
+355 4 222 3022
+355 682000 650