Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” (TKE “Spahivogli”)

Text size
Inaugurimi i këtij teatri u bë në qershor 2014. Në përbërjen e TKE “Spahivogli” janë: Teatri Kombëtar Eksperimental për fëmijë, Teatri Kombëtar Eksperimental për adoleshentë, Teatri Kombëtar Eksperimental për të rritur dhe Shkolla e Teatrit Kombëtar Eksperimental.Këto janë katër shtyllat ku bazohet puna e TKE “Spahivogli” si një teatër relativisht i ri në Shqipëri. Ky lloj teatri është kreativ, gjithëpërfshirës, arsimor, edukues dhe argëtues.
TKE është vendosur në ambientet e ndërtesës ArTurbina te salla nr 150.
Rruga Sami Frasheri
+355 69 571 7746