Si të aplikojmë për "Fondin e Komuniteteve"
Për të aplikuar për Fondin e Komunitetit administratori duhet të jetë i listuar tek "Libri i Administratorëve" mbajtur nga Bashkia Tiranë, gjithashtu duhet të ketë lidhur kontratë me kryesinë e pallatit.
Kriteret Bazë për të aplikuar në Programin Fondi i Komuniteteve:
Objekti duhet të jetë i regjistruar tek Agjensia Shtetërore e Kadastrës. (Hipotekuar)
Objekti duhet të ketë Kryesi të regjistruar tek “Regjistri i Bashkëpronësisë” mbajtur nga Bashkia Tiranë.
Kryesia duhet të ketë lidhur kontratë administrimi me administrator të regjistruar në “Librin e Administratorve” mbajtur nga Bashkia Tiranë.
Administratori duhet të dorëzojë në Njësinë Administrative përkatëse dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Formular Aplikimi (plotësuar në mënyrë elektronike).
2. Dakordësia midis bashkëpronarëve, ku minimalisht të garantohet 75%.
3. Fotokopje të dokumentave të pronësisë së bashkëpronarëve ku do të kryhet investimi.
4. Dokumentacioni ku vërteton se bashkëpronarët kanë paguar taksën për pasurinë e paluajtshme.
5. Projekt Teknik (format A3 origjinale dhe CD format DWG), hartuar nga projektues i licensuar.
6. Plan Pune (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
7. Preventiv (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
8. Relacion (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
9. Specifikime Teknike (3 kopje origjinale), hartuar nga projektues i licensuar.
10. Dokumentacion plotësues për familjet në nevojë që përfitojnë 100% të tarifës së investimit:
➢ Për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike:
Certifikatën e pronësisë.
Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore.
➢ Për familjarët që kanë në përbërje të tyre anëtarë vetëm persona me aftësi të kufizuar:
Certifikatën e pronësisë.
Vërtetim nga Komisioni Mjekësor i përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individët me aftësi të kufizuar.
Certifikatë familjare.
➢ Për familjet ku përbëhen vetëm nga pensionistë:
Certifikatën e pronësisë.
Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
Certifikatë familjare.
Të gjitha dokumentat dorëzohen tek Njësia Administrative përkatëse.
Dokumenti |
Shkarko |
Formular Aplikimi |
|
Deklaratë dakordësie |
|
Listë e Dokumenteve të Dorëzuara të Aplikimit për Fondin |
|
Preventiv punimesh |
Regjistrim në librin e administratorëve pranë Bashkisë Tiranë
Për t’u regjistruar në “Librin e Administratorëve”, personi i interesuar duhet të paraqesë kërkesën për regjistrim, e cila duhet të shoqërohet nga dokumentacioni origjinal ose kopje të njehsuar me origjinalin që vërteton plotësimin e kushteve për regjistrim.
Personat që mund të paraqesin kërkesën e tyre për regjistrim sipas kategorive dhe dokumentacioni që duhet të dorëzojnë për t’u regjistruar në “Librin e Administratorëve”:
Administratorë individë
1. Kopje të dokumentit të identifikimit;
2. Vërtetim banimi nga Njësia Administrative brenda juridiksionit të Bashkisë Tiranë.
3. Vërtetim të gjendjes gjyqësore, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës), ose formularin e vetëdeklarimit;
4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, se nuk është në proces gjyqësor (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës);
5. Vërtetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, se nuk është në ndjekje penale (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës);
6. Diplomë të shkollës që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm të përgjithshëm apo profesional (niveli 2+1+1);
7. Dokumenti për kryerjen e kursit të trajnimit profesional fillestar për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit;
Personi fizikë
1. Vërtetim të regjistrimit në regjistrin tregtar, lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës);
2. Kopje të dokumentit të identifikimit;
3. Vërtetim të gjendjes gjyqësore, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës) ose formularin e vetëdeklarimit;
4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, se nuk është në proces gjyqësor (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës);
5. Vërtetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, se nuk është në ndjekje penale (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës);
6. Diplomë të shkollës që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm të përgjithshëm apo profesional (niveli 2+1+1);
7. Dokumenti për kryerjen e kursit të trajnimit profesional fillestar për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit;
Person juridik
Personat juridikë, që janë të regjistruar në regjistrin tregtar me objekt veprimtarie administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa (Q.K.R), në rast se:
a) kanë të punësuar së paku, një person me kualifikimin dhe trajnimin e nevojshëm profesional, për çdo ndërtesë në administrim;
b) vërtetojnë se ortakët me përgjegjësi të pakufizuar (nëse ka), përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë, si dhe personi apo personat e punësuar për ushtrimin e veprimtarisë së administrimit të bashkëpronësisë, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Për përfaqësuesin ligjor të shoqërisë
1. Kopje të dokumentit të identifikimit;
2. Vërtetim të gjendjes gjyqësore, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës) ose formularin e vetëdeklarimit;
3. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, se nuk është në proces gjyqësor (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës);
4. Vërtetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, se nuk është në ndjekje penale (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës);
Për ortakët

Për të punësuarin si administrator
1. Kopje të dokumentit të identifikimit;
2. Vërtetim të gjendjes gjyqësore, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës), ose formularin e vetëdeklarimit;
3. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, se nuk është në proces gjyqësor (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës);
4. Vërtetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, se nuk është në ndjekje penale (jo më parë se 3 muaj nga data e kërkesës);
5. Diplomë të shkollës që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm të përgjithshëm apo profesional (niveli 2+1+1);
6. Dokumenti për kryerjen e kursit të trajnimit profesional fillestar për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit;
7. Dokumenti që vërteton punësimin në Shoqërinë e Administrimit.
Afati kohor i dhënies së shërbimit: 15 ditë
Vendi : Pranë Bashkisë Tiranë
Administratorët e Pallateve
Regjistrim i Kryesisë në Regjistrin e Bashkëpronësisë
Lista e dokumentave :
- Njoftim për mbledhjen e asamblesë së bashkëpronarëve
- Vendimi dhe procesverbali i mbledhjes së asamblesë së bashkëpronarëve
- Akti i bashkëpronësisë (kur nuk ka dokument pronësie depozitohet kontratë sipërmarrje)
- Fotokopje e dokumenteve të identifikimit të anëtarëve të kryesisë
Afati kohor i dhënies së shërbimit – 1 muaj për të dorëzuar dokumentacionin pasi realizohen mbledhjet
Vendi : Pranë Njësisë Administrative / Bashkisë Tiranë
https://gis.tirana.al/NexusPublicPortal/PublicPortal/AppCreator/ViewApplication/938cf1f8-8fad-410a-bbf2-324ed7f601b7
Pajisje me Formate të Procedurave të Bashkëpronësisë
Dokumenti | Shkarko |
NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E ASAMBLESË SË BASHKËPRONARËVE DREJTUAR BANORËVE | |
ASAMBLEJA E BASHKËPRONARËVE 1 | |
ASAMBLEJA E BASHKËPRONARËVE 2 | |
KONTRATË TIP PËR ADMINISTRIMIN E BASHKËPRONËSISË |