Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore ka gjithmonë në fokusin saj të rinjtë e shkollave të mesme në lidhje me edukimin e tyre për historinë dhe trashëgiminë kulturore të Tiranës. I tillë ishte takimi që u organizua më datë 13.12.2021, me nxënës të vitit të II-të të gjimazit “Qemal Stafa”.
Në këtë aktivitet u trajtuan aspekte të ndryshme të historisë dhe trashëgimisë së Tiranës, të tilla si, gjurmët e para në Tiranë, Tirana nën pushtimin e Perandorisë Romake, Tirana pjesë e Perandorisë së Bizantit, Tirana nën pushtimin Osman, Pavarësia e Tiranës dhe Tirana Kryeqytet.
Gjithashtu u fol për godinat kryesore të qytetit dhe historikun e tyre, si Mozaiku i Tiranës, Xhamia e Et’hem Beut, Kulla e Sahatit, Muzeu Historik Kombëtar, Pallati i Kulturës, Kompleksi i Ministrive, Monumenti i Skënderbeut, Banka e Shqipërisë etj.
Aktiviteti u zhvillua në formën e nje bashkëbisedimi, ku pati pyetje, përgjigje dhe komente përgjatë orës.
Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore ka programuar të organizojë në mënyrë periodike takime të tilla edhe në gjimnazet e tjera të qytetit.