Me rastin e 17 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të Tiranës, u organizua ekspozita fotografike “Nëntori i një Kryeqyteti”.
Ky aktivitet u ideua dhe realizua nga Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Ekspozita u vendos në sheshin “Skënderbej”, dhe qëndroi e hapur për publikun prej orës 9:00 deri në orën 18:00.
Kjo ekspozitë pati si qëllim prezantimin e fotografive të rralla të Tiranës para dhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në ekspozitë u sollën rreth 21 tablo, që përfshinin rreth 100 foto autentike me pamje nga godina, rrugë, sheshe të ndryshme të Tiranës, të cilat u ekspozuan në stenda dhe u prezantuan në mënyrë funksionale për t’u aksesuar nga publiku.
Ekspozita pati interes dhe u ndoq nga qytetarë dhe vizitorë të shumtë gjatë gjithë ditës.