Në kuadër të datës 18 Maj, Ditës Ndërkombëtare të Muzeve u organizua një aktivitet duke vizituar disa prej muzeve më të rinj të Tiranës, me qëllim promovimin e tyre si dhe ndërgjegjsimin e të rinjve ndaj frekuentimit të hapësirave kulturore e historike muzeale të Tiranës. Ky aktivitet shërbeu si suport i këtyre muzeve të vegjël në mënyrë që tu japi më shumë zë atyre. Në këtë vit është rasti më i mirë për të prezantuar këndvështrimet dhe specifikat e veçanta të këtyre muzeve, më konkretisht:
Muzeut të "Gruas"
Muzeut të Monedhave të Bankës së Shqipërisë
Muzeut Vendor "Shtëpia Studio Kadare"
Muzeut "Shtëpia me Gjethe"
Pika e takimit të këtij aktiviteti ishte Sheshi "Skënderbej", pikë e cila shërbeu si hapësirë ku njerëzit patën mundësinë të marrin informacion lidhur me aktivitetin, të ndajnë mendime dhe të vendosin lidhur me drejtimin e itinerarit të tyre. Më pas ata, sipas preferencave, përzgjodhën cilin muze do të vizitonin, ku një specialist i Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore i shoqëroi grupet respektive.
Muzetë u mundësojnë njerëzve të të gjitha moshave dhe formimeve të mësojnë, eksplorojnë dhe zgjerojnë kulturën e tyre. Informimi për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, si dhe rritja e ndërgjegjësimit mbi muzeumet shërbeu si një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit dhe promovimit të pasurisë kulturore në Tiranë.