
Miku më i mirë është ai që më jep një libër që nuk e kam lexuar! - Abraham Lincoln
Në kuadër të Ditës Botërore të Librit në ambjentet e Bibliotekës së NJA 6 shumë pjesëmarrës mbështetën nismën "Dhuro një libër", duke pasuruar fondin e librave me 412 tituj të rinj për lexuesit e bibliotekës. Një ndër misionet e mëdha shoqërore është përvetësimi i edukimit, përmes urave që ngrejmë me botën e librit. Dita e sotme na rikujton edhe njëherë rëndësinë që kanë bibliotekat, në formimin dhe kulturën e shoqërisë, në aspektin arsimor, social, ekonomik dhe politik.
Falenderojmë deputeten znj.Blerina Gjylameti si edhe shumë dashamirës të librit që dhuruan libra për komunitetin tonë duke kontribuar për edukimin e brezave.
- Dhuro një libër, dhuro një botë më të bukur!

