
Në kuadër të 23 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtës së Autorit u zhvilluan dy aktivitete në dy nga bibliotekat e Njësive Administrative të Tiranës, në atë "Moikom Zeqo" dhe "Misto Treska", ku disa të rinj patën mundësinë të bisedojnë dhe shkëmbejnë mendime me botues, përkthyes, shkrimtarë, të njohur e të rinj, rreth leximit, publikimeve, përkthimeve dhe të drejtës së autorit.
Të ftuar në këtë event ishin:
Liridon Mulaj - (shkrimtar)
Ylljet Aliçka - (shkrimtar)
Irena Toçi - (botuese)
Maniela Sota - (përkthyese)
Synimi i këtij aktiviteti ishte sjellja e të rinjve më pranë librit si instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, për vetë rëndësinë që libri ka dhe aftësinë për të mësuar e argëtuar përmes tij, duke eksploruar një botë të veçantë dhe të larmishme për këdo.

