Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore, pranë Bashkisë së Tiranës organizoi prej datës 24 - 28 Maj aktivitetin “Kolonia e Piktorëve të Vegjël”, në bashkëpunim me Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, Qendrën Kulturore “TEN”, Instalacioni "Reja" në Tiranë, si dhe me Sektorin e Trajtimit të Industrisë së Turizmit.
Aktiviteti për këtë vit u zhvillua me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli”, ku fillimisht përmes një guide u vizituan monumentet më të rëndësishme të qytetit të Tiranës. Këto objekte e ndërtesa të vjetra janë dëshmitare të një historie kulturore të qytetit që i lidh njerëzit dhe i bëjnë të kuptojnë të shkuarën, duke i dhënë të rinjve mundësinë që të përjetojnë në të tashmen më tepër nga e shkuara.
Në ditën e dytë e të tretë fëmijët u vendosn në ambjentet e Instalacionit "Reja" ku mësuan si të hedhin në telajo peisazhet më të bukura të zonës së Tiranës ose qendrave historike. Për piktorët qyteti i Tiranës mbetet një studio e madhe, me hapësira për t’u eksploruar, befasuese për pasuritë natyrore e kulturore që mbart.
Në ditën e fundit të aktivitetit, të gjithë piktorët e vegjël ekspozuan punimet e tyre në Qendrën "TEN", të cilat ishin të vizitueshme nga qytetarët e interesuar dhe vetë komuniteti. Përgjatë aktivitetit final, fëmijët u vlerësuan dhe me çertifikata pjesëmarrje dhe një pako me libra nga shtëpia botuese "Plejad" për angazhimin e tyre në këtë edicion pikture e trashëgimie.
Një ndër qëllimet kryesore të Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore është që të rizgjoj interesin e të rinjve për të vizituar monumentet e kulturës dhe atraksionet e shumta, që kryeqyteti ofron e gjithashtu të nxisë gjithëpërfshirjen e zhvilloj anën sociale e artistike të fëmijëve.