Mbrëmjen e 29 Nëntorit u realizua koncerti “Nata e Bardhë” në sheshin “Skënderbej” me pjesëmarrjen e disa prej artistëve më në zë të muzikës shqiptare.
Emrat më të dashur për publikun performuan në një koncet maratonë që zgjati nga ora 18:00 deri në mesnatë.
Një event i kthyer tashmë në traditë, koncerti i “Natës së Bardhë” ia doli edhe një herë të mbushte plot hapësirën e Sheshit “Skënderbej”.
Mbrëmja filloi me Abel Dj i cili ngrohu turmën me përzgjedhjen muzikore, ndërkohë hapësira e Sheshit “Skënderbej” kishte filluar të mbushej me spektatorë disa orë përpara fillimit të koncertit.
Ndër të parët artistë që u ngjitën në skenë ishin West Side Family, të cilët kënduan njëzëri me publikun e pranishëm hitet e tyre më të njohura. “Tirona” ishte hiti që kulmoi performancën e tyre, si një këngë e cila që prej lançimit të saj rreth 20 vjet më parë është dëgjuar nga shumë breza.
Në skenë u ngjitën këngëtarë si West Side Family, Stine, Varrosi, Buta, Elgit Doda dhe Romeo Veshaj, Kida, Samanta Karavello, Capital T, Luiz Ejlli, Claydee, Mc Kresha, Elvana Gjata, Ylli Limani, dhe Noizy.
Atmosfera e krijuar në Tiranë në këtë mbëmje të veçantë ishte e magjishme, ku morën pjesë qytetarë të shumtë.