
Text size
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi pranë memorialit “Nënë Shqipëri” të rënët dëshmorë për lirinë e atdheut.
Të pranishëm ishin edhe autoritetet më të larta shtetërore. Përmes një postimi në rrjete sociale Veliaj shkruan: “Sot, më 5 Maj, nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë. Lavdi dëshmorëve!”.
Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm rehabilitimit të Varrezave të Dëshmorëve, por dhe përkujtimit të datave dhe ngjarjeve historike për vendin tonë.