Text size
Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Tiranë, në bashkëpunim me Shtëpi - Studio "Kadare" organizoi një 7 mars ndryshe me mesueset e qytetit të Tiranës. Poetja dhe pedagogia Majlinda Rama bisedoi me mësueset mbi rëndësinë e edukimit të brezave të rinj me atdhedashurinë, dashurinë për gjuhën, letërsinë dhe vlerat qytetare në përgjithësi.
Ky takim i këndshëm mes zonjash u shoqërua me interpretime të shkëlqyera poezish nga Alma Hoti dhe Istilena Lamaj.