Në kuadër të datës 8 Dhjetor, Ditës Kombëtare te Rinisë, Drejtoria e Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore, pranë Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, çelën ekspozitën “Lulet e ftohta të Shkurtit”.
Në ekspozitë u sollën dokumenta arkivore që japin një pasqyrim të ngjarjeve kryesore politike gjatë periudhës Dhjetor 1990 – Shkurt 1991, që sollën pluralizmin politik në Shqipëri.
Për herë të parë në këtë ekspozitë janë shfaqur dokumenta të deklasifikuara që mund të publikohen për qytetarët.
Ekspozita përmban dokumente të vrasjeve ne kufi, heqja e emrit të universitetit, kushtet mjerueshme të studentëve, pluralizmin e mendimeve deri në krijimin e partive politike në Shqipëri, liria fetare etj.
Aktiviteti u zhvillua në hapësirën midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Hotel Internacional, dhe qëndroi i hapur prej orës 8:00 deri në orën 18:00.