Text size
Kantautori i suksesshëm Alban Skënderaj mblodhi dashamirët e këngës së tij në një event madhështor në Stadiumin "Air Albania" në datën 6 Qershor në kryeqytet.
Duke i uruar sukses në Koncert Kryetari i Bashkisë z. Erion Veliaj u shpreh:
"Albanin e kam njohur 20 vite më parë, kur sapo ishte kthyer nga Italia për të korrur suksesin absolut në Top Fest, me këngën ‘Vetëm ty’!
Vit pas viti, Albani është kthyer në motiv për publikun, jo vetëm me muzikën e artin e tij , por dhe me shembullin fantastik të urtësisë, përulësisë dhe modestisë".
Koncerti, falë interpretimit plot talent e origjinalitet të Skënderajt, u shndërrua në një natë të magjishme spektakli që elektrizoi admiruesit pjesëmarrës në shkallët e stadiumit të tejmbushur.