
“Alpha Show”, një koncert me përmasa e standarte ndërkombëtare, ideuar dhe iniciuar nga këngëtari i mirënjohur Noizy, u zhvillua në datën 4 Gusht 2023, në Sheshin ”Nënë Tereza”, në Tiranë dhe bëri bashkë artistët më të mirë të trojeve shqiptare e të Europës.
Noizy (Rigels Rajku), është artisti i shndërruar tashmë në fenomenin e muzikës Hip-Hop në Shqipëri, kantautori që ka shënuar rekorde suksesi kombëtare e ndërkombëtare.
“Alpha Show” ishte eksperienca e suksesshme kësaj vere të nxehtë, për muzikën HIT, ritmin, adrenalinën, kulturën dhe emocionin që ky koncert përcolli LIVE, nga skena ku interpretuan një ansambël i madh i artistëve më të njohur.
“Alpha Show” ishte koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP–HOP & RAP (Rhythm & Poetry).
Artistët e parë që ndezën skenën e “Alpha Show” íshin dy reperët Finem dhe Solo ose siç njihen ndryshe ‘KPT’. Më pas u vazhdua me West Side Familiy, Era Istrefi, Ledri Vula, Ylli Limani, Stine, Stresi, Dhurata Dora, MC Kresha,Lyrical Son, Varrosi, Elgit Doda, Elvana Gjata, BM e shumë artistë të tjerë të mirënjohur, emra të konfirmuar tanimë shqiptarë dhe të huaj.



