
Text size
Grupi i mirënjohur muzikor i rrymës metal “Apocalyptica”, dha një performancë të paharruar në mbrëmjen e datës 29.08.2022 në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës. Koncerti i tyre pasuroi larminë e aktiviteteve të shumta, të organizuara nga Bashkia Tiranë kësaj vere.
Grupi finlandez i krijuar prej vitit 1993, ka lëvruar rrymat muzikore symphonic - neoclassical - alternative - heavy metal. Ende me energji rinore, “Apocalyptica” ngriti peshë publikun e shumtë të pranishëm në këtë event.
Të befasuar nga pritja e ngrohtë e qyetarëve Tiranas, anëtarët e grupit "Apocalyptica" u shprehën se do të rikthehen me shumë dëshirë në Tiranë.


