Përditësime dhe udhëzime rreth Coronavirus

COVID-19


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo Bashkia e Tiranës logo
25 ℃

20 Maj 2022

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Administrata & Qytetarët
  • Kultura & Eventet
  • Turizëm
  • Sport
  • Ekonomi & Biznes
  • Zëri yt
  • Harta
  • Aplikime dhe Info të tjera
    • Tirana Shërbime
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Rezervim takimi Online
    • Aplikacione për qytetarin
  • Legjislacioni dhe Administrata
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Këshilli Bashkiak
    • Legjislacion
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
    • Organigrama
  • One Stop Shop
    • Detajet e aplikimit
  • Aktivitete dhe Publikime
    • Lajme
    • Aktivitete
    • Njoftime
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Karriera dhe Vende pune
    • Vende Pune
    • Praktika në Bashki
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Tirana Kreative
    • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
    • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
    • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
    • Projekte të huaja
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Eventet
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Guida dhe Itinerare
    • Harta e qytetit
    • Strolling Tirana
  • Zbulo Tiranën
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Linjat Urbane
    • Terminale
    • Stacionet Ecovolis
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
  • Aktivitetet Online
    • Yoga
    • Turne Shahu
    • Ec Vrapo Pedalo
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte
    • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Transparencat
    • Buxheti
    • Open Data
    • KET
    • Programi i transparencës
    • Konsultimi Publik
  • Zëri yt
    • Kontakto Këshilltarët
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Anketime
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Administrata & Qytetarët
    • Aplikime dhe Info të tjera
      • Tirana Shërbime
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Rezervim takimi Online
      • Aplikacione për qytetarin
    • Legjislacioni dhe Administrata
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Këshilli Bashkiak
      • Legjislacion
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
      • Organigrama
    • One Stop Shop
      • Detajet e aplikimit
    • Aktivitete dhe Publikime
      • Lajme
      • Aktivitete
      • Njoftime
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
    • Karriera dhe Vende pune
      • Vende Pune
      • Praktika në Bashki
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Tirana Kreative
      • Projekti "Apps Challenge- Tirana"
      • Praktikë Pune Verore pranë Muzeut Vendor “Shtëpia Studio Kadare”
      • Fillo me një Ide- Fito një internship
  • Kultura & Eventet
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
      • Projekte të huaja
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Eventet
      • Aktivitete me foto dhe video
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Guida dhe Itinerare
      • Harta e qytetit
      • Strolling Tirana
    • Zbulo Tiranën
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Linjat Urbane
      • Terminale
      • Stacionet Ecovolis
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Sport
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
    • Aktivitetet Online
      • Yoga
      • Turne Shahu
      • Ec Vrapo Pedalo
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte
      • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • Buxheti
      • Open Data
      • KET
      • Programi i transparencës
      • Konsultimi Publik
    • Zëri yt
      • Kontakto Këshilltarët
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Anketime
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Bashkia e Tiranës nis konsultimet me qytetarët për projektbuxhetin e vitit 2020

  • Kreu
  • Administrata & Qytetarët
  • Aktivitete dhe Publikime
  • Lajme
  • Bashkia e Tiranës nis konsultimet me qytetarët për projektbuxhetin e vitit 2020
Bashkia e Tiranës nis konsultimet me qytetarët për projektbuxhetin e vitit 2020

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Ka nisur nga Njësia 5 turi i konsultimeve me qytetarët i buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2020. Në prezantimin e projektbuxhetit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se vitin e ardhshëm kjo njësi do të përfitojë nga një sërë investimesh shumë të rëndësishme, si infrastrukturë rrugore, arsimore dhe sportive. Ai theksoi se Njësia 5 ka përfituar gjatë viteve të shkuara disa nga punët më të mira që janë zhvilluar në Tiranë, përfshi ndërtimin e Parkut Olimpik apo transformimin e Parkut të madh të Liqenit.

    Por, ai shtoi se në Njësinë 5 do të nisin edhe dy projekte ikonë: transformimi i Kopshtit Botanik dhe Kopshti Zoologjik, në dy hapësira që do i shërbejnë qytetarëve, studentëve dhe studiuesve. Veliaj siguroi se Kopshti Botanik jo vetëm që do të ruhet, por edhe do të shfrytëzohet më mirë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

    “Për të gjithë ata që tmerrohen dhe thonë se në Kopshtin Botanik do të ndërtohen kulla, nuk do të ketë. Mjafton të shihni perimetrin e Kopshtit Botanik sesi është zaptuar. Kalimi në administrim të Bashkisë së Tiranës vjen me kushtin se nën mbrojtjen e bashkisë, kopshtin nuk mund ta zaptojë më njeri. Nëse mendonin se po e ruanin, bëni një xhiro dhe do të shikoni sesi Kopshti Botanik është shqyer në të gjitha anët. Nuk ndërron destinacioni, nuk do të ketë asnjë ndërtim, por të njëjtin stil menaxhimi që Bashkia e Tiranës ka për kryevepra si Parku Olimpik, do e zbatojë edhe tek Kopshti Zoologjik dhe Botanik”, tha Veliaj.

    Ai i kërkoi politikës që të qëndrojë larg punëve publike të qytetit. “Çfarë mund të bëhet kur politika fut hundët në punët komunale?! Këtu edhe presidenti, edhe kryetari i opozitës, edhe këta lloj deputetësh, njerëz që s’kanë haberin fare dhe as janë votuar për këtë punë, në vend që të bëjnë punën e tyre dëshirojnë të bëjnë punën time, të drejtorit të komunales. Për të gjitha këto arsye, për këdo që do të ndezë flakë te Kopshti Botanik, jap fjalën e burrit se do zhgënjeheni totalisht, se ajo do të dalë një kryevepër dhe do dilni prapë huq si me lodrat te liqeni, si te shkolla Kosova, si te Pazari, si te Kalaja, si te Bulevardi i Ri, si te Amfiteatri”, deklaroi Veliaj.

    Sipas tij, aktualisht në Kopshtin Botanik nuk bëhet as shkencë, as qyteti nuk e shijon e nuk ka akses aty. “Pra, edhe qyteti ta shijojë si hapësirë, por të bëhet edhe shkencë e mirëfilltë për të gjithë botanistët, biologët e përkushtuar në Fakultetin e Shkencave. Ramë dakord me dekanin Spiro, me të gjithë kolegët e tjerë, i thamë: Ja letra e bardhë, shkruani çfarë investimesh doni, si duhet serra, si duhet të jenë pikat e ujit, çfarë lloj humusi duhet, kur i keni orët e eksperimenteve, çfarë investimesh e mjetesh ju duhen, kamionë etj. U kënaqën, u përqafuam, pastaj dha urdhër partia që do e sabotojmë, siç sabotojmë teatrin, lodrat, sheshin, Pazarin, liqenin”, tha Veliaj.

    Mandej, ai tha se Njësia 5 do të përfitojë nga projekti i Bashkisë së Tiranës të 100 lagjeve. “Kemi identifikuar dy lagje që kanë nevojë të menjëhershme për t’u trajtuar si bllok. Së pari, është blloku te Juridiku, një nga blloqet që duke qenë se është në qendër të Tiranës, ti mendon se është edhe i rregulluar. I gjithë blloku rreth Juridikut, rreth “Petro Ninit”, Gardës, do të trajtohet si i tërë. Po ashtu edhe blloku i fundit i Selitës, që është midis Njësisë 5 dhe 13. Këto janë dy blloqet më problematike”, tha Veliaj.

    Sa i përket investimeve në infrastrukturën arsimore, ai tha se krahas rikonstruksionit të disa shkollave në këtë njësi, do të nisë shumë shpejt edhe ndërtimi i dy shkollave të reja që do t’i japin fund mbingarkesës në shkollat ekzistuese dhe do sjellin një cilësi më të mirë mësimdhënie. “Do të fillojmë shkollën e re “Dritëro Agolli”, por sigurisht nga ana tjetër e rrugës është edhe Njësia 13, kështu që është një shkollë që do përfitojnë të dyja palët”, theksoi kryebashkiaku.

    Ai bëri të ditur se do të nisë shumë shpejt edhe transformimi i Piramidës në një qendër moderne inovative, ku të rinjtë mund të mësojnë kodim e programe kompjuterike. Po ashtu, do të hapet edhe gara për të siguruar transport elektrik në Tiranë, duke synuar uljen e ndotjes që shkaktojnë mjetet me naftë. Duke e cilësuar një vit të jashtëzakonshëm për projektet e realizuara në Tiranë, Veliaj tha se një nga investimet më të rëndësishme është edhe Parku Olimpik. Ai dha lajmin e mirë për qytetarët për rikthimin e kompleksit të pishinave, të cilat do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.

    Kryebashkiaku Veliaj shtoi se ka përfunduar vlerësimi dhe hartimi i dosjeve të plota për 51 rastet e para të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, të cilat do të kalojnë për trajtim në Këshillin Bashkiak.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • info@tirana.al
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni