Konsultimi i Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm

Mendimi Yt Vlen!


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo
11 ℃

31 Maj 2025

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Kultura & Sport
  • Turizëm
  • Ekonomi & Biznes
  • Shërbimet Publike
  • Zëri yt
  • Harta
  • Këshilli Bashkiak
    • Kryetari i Këshillit
    • Sekretari i Këshillit
    • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
    • Grupet e Këshilltarëve
    • Komisionet
    • Agjenda e mbledhjeve
    • Vendime
    • Projekt vendimet
    • Legjislacioni dhe Rregulloret
    • Njoftimet
    • Informacion mbi dëgjesat publike
    • Regjistri elektronik i shkresave
    • Buletini
    • Të tjera
  • Të reja
    • Lajme
    • Njoftime
    • Aktivitete
    • Aplikacione për Qytetarin
  • Legjislacion
    • Legjislacioni
  • Kryetari i Bashkisë
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
  • Administrata
    • Organigrama
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Punësimi
    • Marrëveshje bashkëpunimi
    • Praktika
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
    • Web Challenge Tirana
    • Fillo me një ide- Fito një internship
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Projekte Kulturore
    • Prioritete Kulturore
    • Kalendari i aktiviteteve
    • Aktivitete Kulturore
    • Thirrje për aplikime
  • Trashëgimia Kulturore
    • Mbi Trashëgiminë Kulturore
    • Trashëgimia Kulturore materiale
    • Trashëgimia Kulturore jo materiale
    • Prioritete
    • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Kontakt
  • Evente Sportive
    • Aktivitete me foto dhe video
  • Projekte Sportive
    • Thirrje për aplikime
  • Shkolla Qendër Komunitare
    • Shkollat
    • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Itinerar në Tiranë
    • Harta e qytetit
    • Duke shëtitur Tiranën
  • Zbulo Tiranën
    • Harta turistike e Tiranës
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri dhe hapësira arti
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
    • Bujtina
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Biçikleta me qera
    • Linjat Urbane
    • Makina me qira
    • Terminale
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Ekosistemi i Start-up
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Zona Rurale e Tiranës
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
  • Projekte Strategjike
    • Projekte
    • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
  • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet
    • Shërbimet tona
    • Shërbime në Institucionet e Varësisë
    • Karta e Qytetarit
    • Legjislacioni
    • Rezervo sportelin e biznesit
    • Gjurmo aplikimin
    • Numri i gjelbër
    • Vlerëso shërbimin
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Të dhëna mbi shërbimet publike
    • Aplikacioni eTirana
    • Aplikacioni Tirana Ime
    • Walkability App
  • E drejta e Informimit
    • Programi i Transparencës
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Regjistri i kërkesave
    • Buxheti
    • Open Data
  • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
    • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
  • Njoftime/Sondazhe
    • Njoftime
    • Sondazhe
  • Flasim Hapur
    • Ankesa, Sugjerime
    • Stop Korrupsionit
    • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Transparencat
    • KET
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
    • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
    • Sinjalizim
    • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Organet e Qeverisjes Vendore
    • Këshilli Bashkiak
      • Kryetari i Këshillit
      • Sekretari i Këshillit
      • Anëtarët e Këshillit Bashkiak
      • Grupet e Këshilltarëve
      • Komisionet
      • Agjenda e mbledhjeve
      • Vendime
      • Projekt vendimet
      • Legjislacioni dhe Rregulloret
      • Njoftimet
      • Informacion mbi dëgjesat publike
      • Regjistri elektronik i shkresave
      • Buletini
      • Të tjera
    • Të reja
      • Lajme
      • Njoftime
      • Aktivitete
      • Aplikacione për Qytetarin
    • Legjislacion
      • Legjislacioni
    • Kryetari i Bashkisë
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
    • Administrata
      • Organigrama
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Punësimi
      • Marrëveshje bashkëpunimi
      • Praktika
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
      • Web Challenge Tirana
      • Fillo me një ide- Fito një internship
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
  • Kultura & Sport
    • Projekte Kulturore
      • Prioritete Kulturore
      • Kalendari i aktiviteteve
      • Aktivitete Kulturore
      • Thirrje për aplikime
    • Trashëgimia Kulturore
      • Mbi Trashëgiminë Kulturore
      • Trashëgimia Kulturore materiale
      • Trashëgimia Kulturore jo materiale
      • Prioritete
      • Aktivitete të Trashëgimisë Kulturore
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Kontakt
    • Evente Sportive
      • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte Sportive
      • Thirrje për aplikime
    • Shkolla Qendër Komunitare
      • Shkollat
      • Projekti " Shkolla Qendër Komunitare"
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Itinerar në Tiranë
      • Harta e qytetit
      • Duke shëtitur Tiranën
    • Zbulo Tiranën
      • Harta turistike e Tiranës
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri dhe hapësira arti
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
      • Bujtina
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Biçikleta me qera
      • Linjat Urbane
      • Makina me qira
      • Terminale
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi & Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Ekosistemi i Start-up
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Zona Rurale e Tiranës
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
    • Projekte Strategjike
      • Projekte
      • Plani Veprimit për Zhvendosje Projekti “Lana Zhvillim-Urban” Amendamenti 1
    • Diaspora dhe Migrimi
  • Shërbimet Publike
    • Shërbimet
      • Shërbimet tona
      • Shërbime në Institucionet e Varësisë
      • Karta e Qytetarit
      • Legjislacioni
      • Rezervo sportelin e biznesit
      • Gjurmo aplikimin
      • Numri i gjelbër
      • Vlerëso shërbimin
      • Pyetjet më të shpeshta
      • Të dhëna mbi shërbimet publike
      • Aplikacioni eTirana
      • Aplikacioni Tirana Ime
      • Walkability App
    • E drejta e Informimit
      • Programi i Transparencës
      • Koordinatori për të drejtën e informimit
      • Regjistri i kërkesave
      • Buxheti
      • Open Data
    • Njoftimi dhe konsultimi publik
      • Koordinatori për njoftimin dhe konsultimin publik
      • Regjistri elektronik për njoftimet dhe konsultimet publike
    • Njoftime/Sondazhe
      • Njoftime
      • Sondazhe
    • Flasim Hapur
      • Ankesa, Sugjerime
      • Stop Korrupsionit
      • Rezervo takim në Njësinë Administrative
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • KET
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
      • Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
      • Sinjalizim
      • Ndihma Juridike Falas
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Bashkia e Tiranës rihap thirrjet për 1000 kredi të buta, kritere të reja dhe procedurat e thjeshtëzuara

  • Kreu
  • Organet e Qeverisjes Vendore
  • Të reja
  • Lajme
  • Bashkia e Tiranës rihap thirrjet për 1000 kredi të buta, kritere të reja dhe procedurat e thjeshtëzuara
Bashkia e Tiranës rihap thirrjet për 1000 kredi të buta, kritere të reja dhe procedurat e thjeshtëzuara

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter

    Tweets by City Of Tirana

    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp
    Text size
    Aa Aa

    Pas aplikimit me sukses të dy thirrjeve të para për programin e kredive të buta, Bashkia e Tiranës hapi thirrjen e tretë për 1000 familjet e reja, që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas interesave të tregut. Lajmin e mirë e dha sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku u miratuan kriteret dhe procedura e re për subvencionimin e këstit të kredisë.

    “Jemi bashkia lider, jo në Shqipëri, por në Rajon, për fuqizimin e familjeve të reja teksa marrin shtëpinë e tyre të parë. Do të vazhdojmë edhe këtë vit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Entin e Banesave, me aplikimet, të cilat zyrtarisht do të fillojnë në 15 shkurt. Qeveria e Shqipërisë dhe ministria ka përcaktuar 3 banka: Raiffeisen, BKT dhe Intesa Sanpaolo, ku mund të procesojmë aplikimet, pra qytetarët do të mund të zgjedhin secilën prej bankave. Siç e dini, këstet janë fikse, ndërkohë që Bashkia dhe qeveria do të paguajnë dhe amortizojnë normat e interesit, duke i dhënë prioritet çifteve të reja”, tha Veliaj.

    Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje/individë që nuk disponojnë banesë në pronësi, e ku përparësi në përzgjedhje kanë çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 35 vjeç; individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gra kryefamiljare ose gra të dhunuara. Gjithsesi, në  kriteret e miratuara sot nga Këshilli Bashkiak, nuk do të përjashtohen as ata individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje. Çdo individ/familje mund t’i drejtohet të treja bankave për të marrë ofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij/saja dhe më pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë.

    “Besoj se do jetë një vit i mbarë, jo vetëm për të kujtuar 100-vjetorin e Tiranës, por edhe për të futur 1000 familje të reja në shtëpi të reja”, deklaroi Veliaj. Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3%, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit.

    Kryebashkiaku u ndal edhe në sjelljen e padenjë të kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili u fut dje me forcë në Godinën nr.4 të Qytetit Studenti, së bashku me 4 të rinj, jo studentë, duke dhunuar edhe recepsionisten. Ndonëse rregullorja e përcakton qartë se një person mund të futet brenda vetëm me autorizim të posaçëm, kreu i PD-së hyri në konviktin e studentëve pa leje. “Për çfarë futesh me dhunë në konvikt? E para, jo, s’ke të drejtë të hysh pa leje, sepse ashtu i bie që çdo lac, çdo rrugaç, çdo trafikant, të hyjë në secilën prej dhomave të konviktit të vajzave. ‘Unë jam lideri i opozitës’ - tha. E çfarë pastaj? Po kur vjen laci i radhës dhe futet nëpër konvikte, një njeri që nuk njeh autoritetin e shkollës, zihet me pastrueset e konvikteve dhe recepsionisten. Kush është student e di fare mirë se ai rregull është vendosur për të ruajtur integritetin, sidomos të vajzave, në ato konvikte”, tha Veliaj.

    Në fjalën e tij, ai theksoi se për sa kohë që Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk rikonstruktoi asnjë konvikt dhe nuk bëri asgjë për të përmirësuar kushtet e studentëve. “Pyetja është: Kishe 4 vite, si nuk bëre një konvikt? Ne nuk i kemi bërë të gjitha, po kemi bërë 22 konvikte. Janë edhe 4 që na kanë mbetur, janë premtim i kancelares Merkel kur u takua me kryeministrin Rama, të cilit i tha do bëj 4 konvikte te Inxhinieria me KfË-në, dhe 4 në Qytetin Studenti”, tha Veliaj.

    Ndërkaq, për të gjithë ato çifte që do të sjellin në jetë një fëmijë, vjen një lajm i mirë. Bashkia e Tiranës ka miratuar projektin “Shporta e Bebes”, i cili synon që t’i ofrojë nënave të reja mbështetje materiale përmes një shporte me produktet kryesore që nevojiten për një foshnje të porsalindur. “Vitin e kaluar patëm një vendim shumë të guximshëm dhe të drejtë të kryeministrit Rama për të rritur subvencionin për bebet që i lindin në qytetin tonë, që gjithmonë rritet. Shporta e bebes është konvertimi i pagesës cash që tani bëhet nga qeveria në një masë disafish për fëmijën e parë, e kështu me radhë për fëmijën e dytë, të tretë e më tej, rritet akoma më shumë. Kemi insistuar që në këtë paketë, bashkia t’ju propozojë që në shportë të jetë edhe një manual për të rritur fëmijët”, deklaroi Veliaj.

    Një lajm shumë i mirë vjen edhe për fëmijët e shkollave të kryeqytetit që janë pjesë e projektit pilot “Bëjmë detyrat e shtëpisë”. Nxënësit e shkollave periferike, komuniteteve rome, egjiptiane, e ata që familjet e tyre janë në vështirësi ekonomike, falë vendimit të Bashkisë Tiranë do të kenë mundësi të konsumojnë një vakt të ngrohtë e të shëndetshëm çdo ditë në shkollë. Projekti ofron shërbim dhe kujdes për nxënësit pas përfundimit të procesit mësimor, deri në orën 17:00, nga e hëna në të premte. Ata do të mund të bëjnë detyrat e shtëpisë me mësues të dedikuar, duke u përgatitur për të nesërmen, si dhe të konsumojnë drekën në shkollë.

    Bashkia e Tiranës miratoi sot dhe listën me familjet që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6% nga fondi kushtëzuar dhe buxheti i BT, periudha 1-31 Dhjetor 2019”, si dhe kriteret e procedurat për përdorimin e fondit të kushtëzuar ose fondit të buxhetit, mbi programin e bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind për vitin 2020”. Po sot, Këshilli Bashkiak miratoi edhe projektvendimin “Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë që nuk përballojnë qiranë e tregut”. Një ndihmë vjen edhe për ato familje të prekura nga tërmeti apo përmbytjet. Këshilli Bashkiak miratoi P/Vendim “Për dhënien e ndihmës financiare 302 familje që kanë pësuar dëme ndërtimore nga tërmeti datës 21 Shtator 2019 dhe përmbytjes së datës 23 Shtator 2019”, si dhe P/Vendimin “Për dhënien ndihmës financiare për 46 familje që kanë pësuar dëme ndërtimore dhe në orendi/ pajisje elektroshtëpiake, si pasojë e zjarrit dhe përmbytjes”.

    Një risi është edhe projekti “Apps Challenge Tirana”, i cili ka për qëllim që të rinjtë, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të fitojnë një eksperiencë pune 4 mujore në Bashkinë e Tiranës, pranë Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, përmes konkurrimit me një ide për krijimin e një aplikacioni mobile për qytetin e Tiranës. Projekti do të mundësojë që të rinjtë të fitojnë aftësi në fushën e programimit dhe krijimin e aplikacioneve mobile.


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • [email protected]
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Kushtet e përdorimit
    • Kontaktoni