Në mbështetje të vendimit të Kryetarit të Bashkisë me nr. prot.,18482 datë 09.06.2020 për “Shpalljen e subjektit fitues për fazën e parë në proçedurat e konkurimit për të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetase “Tiranë – Zall Bastar - Tiranë”, ju njoftojmë se:
Subjekti i cili fiton të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë së transportit të udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse është:
• “LU-NA” SHPK për linjën nr.7 “Tiranë – Zall Bastar - Tiranë”.
Për të vazhduar proçedurat e pajisjes me liçencë, subjekti i sipërcituar, duhet të paraqesi plotësimin e dokumentacionit, si më poshtë:
1. Formularin e autodeklarimit;
2. Ekstraktin e QKR-së, ku të jenë pasqyruar targat e mjeteve që do të çertifikohen;
3. Leja e drejtimit për çdo drejtues mjeti me kategoria D (fotokopje e noteruar) dhe kontratat e punës me drejtuesit e automjeteve (me afat jo më pak se një vit, fotokopje e noterizuar ose origjinal);
4. Kontratë me ofiçinë riparimi automjetesh (origjinale, bashkëngjitur NIPT-in e ofiçinës);
5. Akt-vlerësimin e plotësimit të kushteve të komoditetit;
6. Çertifikatat e kontrollit teknik te automjeteve;
7. Vetëdeklarimin e gjendjes gjyqësore të drejtuesve të automjeteve;
8. Dokumentin e sigurimit të përgjegjësisë së pronarit të mjeteve të transportit për dëme shkaktuar palëve të treta. (TPL);
9. Sigurimin e pasagjerëve;
10. Dokumentin e Çertifikatës së Aftësisë Profesionale (ÇAP) për drejtuesit e mjetit;
11. Si dhe çdo dokumentacion tjetër që kërkohet sipas standardeve të linjës të përcaktuara në urdhërin përkatës apo legjislacionit në fuqi.
Dokumenti |
Shkarko |
Fituesi i fazës së parë për Linjën rrethqytetëse nr. 7 “Tiranë – Zall Bastar - Tiranë”. |