Text size
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Social, Bashkia Tiranë, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak me Nr. 09 datë 05.02.2020 " Për miratimin e procedurave për zbatimin e programit social të strehimit subvencionimi i interesave të kredisë" njofton qytetarët të cilët kanë paraqitur aplikimet e tyre për fazën e parë sipas Listave si më poshtë:
Fitues 2074 aplikime, sipas Listës bashkëngjitur
Jofitues 176 aplikime, sipas Listës bashkëngjitur
Aplikuesit të cilët nuk janë shpallur fitues në fazën e parë, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit, kanë të drejtën e ankimimit pranë Bashkisë Tiranë.